Flash News

KRYESORE

U futën në grevë në burgun e Burrelit, transferohen 7 të burgosurit

U futën në grevë në burgun e Burrelit, transferohen 7

7 të burgosurit në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, të cilët ishin futur në grevë urie për shkak të kushteve të këqija në këtë institucion janë transferuar mbrëmë në një tjetër burg.

Nuk dihet ende në çfarë burgu janë dërguar, ndërsa sot pasdite ka mbërritur në burgun e Burrelit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Stefan Çipa, ka takuar të burgosurit në të gjitha sektoret, ato me dënim të përjetshëm dhe me dënim nga 25-35 vite burg.

Të fundit