Flash News

KRYESORE

Varreza e mafies në Corleone/ Riina i bashkohet Liggio-s dhe Provenzano-s

Varreza e mafies në Corleone/ Riina i bashkohet Liggio-s dhe Provenzano-s

Bossi mafioz Totò Riina do të varroset në varrezën komunale të Korleones, ku ndodhen edhe Michele Navarra, Luciano Liggio dhe hiri i Bernardo Provenzano-s. Një varrezë e mbushur me mafiozë korleonezë që sunduan pas Luftës së Dytë Botërore.

Në varresë prehet edhe Placido Rizzotto sindikalisti i Cgl i vrarë në vitin ’48 nga Luciano Liggio dhe banda e tij.

Në varrezën e Korleones qëndrojnë edhe misteret e varrit ku u gjetën dy skelete: njra prej dy kafkave ka një vrime që është shenjë e një arme zjafrri. Këto eshtra që u gjetën në varrin që dikur ishte i Calogero Bagarella-s, i vrarë në masakrën e “viale Lazio”, dhe që ishte kunati i Riinës. Një kufomë që ishte varrosur fshehtazi dhe me nxitim. Me varrezën dhe ndoshta me ato dy skelete pa emra, mendohet se ka lidhje edhe vrasja e vitit 1976 e sipërmarrësit të shërbimeve funerakle Francesco Coniglio, i cili njihte mirë çdo sekret të varreve.

Të fundit