Flash News

KRYESORE

Video/ “Kuq e zi” dhe në shqip; Eugent Bushpepa performancë fantastike në Eurovizion

Eugent Bushpepa sapo konkurroi në Eurovizion me një performancë fantastike pa asnjë gabim nga fillimi në fund. Eugenti realizoi performancën e tij nën efektet e ndriçimit kuq e zi. Ai ngriti peshë gjithë publikun në momentin kur kapi notat e larta vokale.

Ashtu si dhe në prova, Eugent Bushpepa ka realizuar në të gjithë komponentët këngën konkurruese duke mos bërë asnjë gabim.  Kënga e Eugentit nuk është kthyer në anglisht, dhe pavarësisht riskut, këngëtari nga Rrësheni ka vendosur të përfaqësohet në këtë garë në shqip.

Në përfundim të konkurrimit ai tha “Faleminderit” edhe në gjuhën shqipe.

Gara vazhdon, dhe sonte pas gjithë performancave do të komunikohen dhe emrat kualifikues për në finale.

https://www.youtube.com/watch?v=VbNFep0qyck&feature=youtu.be

Të fundit