
Flash News
Info migrants: Italia transferon 26 persona të tjerë në qendrat e paraburgimit në Shqipëri
Netanyahu: Është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar
Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj
Thika e urimit të Ambasadës amerikane
Sekuestro e pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë
A do të hapen negociatat në 2019-ën? Soreca: Vendi ka nevojë urgjente për reforma

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca i kujton qeverisë shqiptare se 2019-ta është një vit i rëndësishëm për përmbushjen e disa sfidave për të filluar procesin e negociatave.
Në një intervistë për “Monitor”, ai shprehet se qeveria shqiptare duhet të përqendrohet që të realizojë gjithçka që ka në dorë për t’u paraqitur me të gjitha ‘detyrat e shtëpisë’ të kryera përpara takimit të qershorit 2019.
Soreca shton se vendi ynë ka disa sfida në këtë vit, duke iu referuar atyre institucionale. Ekziston një nevojë e qartë për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të administratës publike, si dhe për zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë, si menaxhimi i mirë i financave publike dhe prokurimi publik transparent.
“Përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së të qershorit të kaluar kanë identifikuar qartë rrugën që duhet ndjekur për të filluar negociatat e anëtarësimit. Komisioni Europian do të paraqesë Raportin e tij Vjetor në pranverën e 2019-s, i cili do të shqyrtohet nga Shtetet Anëtare në Këshillin e Bashkimit Europian në qershor.
Kujtoj se Komisioni Europian ka rekomanduar tashmë në Raportin e tij të fundit Vjetor, në fillim të këtij viti, hapjen negociatave me Shqipërinë dhe se Parlamenti Europian e ka konfirmuar së fundmi qëndrimin e tij në favor të fillimit të negociatave kur miratoi Rezolutën e tij mbi Raportin e Komisionit. Përfundimet e Këshillit të qershorit të kaluar nuk shtuan ndonjë kusht të ri për hapjen e negociatave.
Shqipërisë iu kërkua përparim i mëtejshëm në prioritetet e vendosura në vitin 2014, si dhe arritjen e rezultateve të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është thelbësore që Shqipëria të fokusohet tani në arritjen e këtyre rezultateve, në mënyrë që t’i mundësojë Komisionit Europian të konfirmojë rekomandimin e tij, si dhe t’u tregojë Shteteve Anëtare se është arritur progres i mjaftueshëm.
Është e rëndësishme që tani të gjitha përpjekjet dhe burimet të orientohen drejt këtij objektivi të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët e tij. Vendimi përfundimtar për të hapur negociatat e anëtarësimit nuk mund të merret si i mirëqenë dhe do të varet nga veprimet që Shqipëria do të vazhdojë të ndërmarrë në muajt e ardhshëm. Do të ishte një gabim i madh nga ana e Shqipërisë që të mos përqendrohej tani për të bërë gjithçka që është në kompetencën e saj për t’u paraqitur me dokumentet në rregull në takimin e qershorit.
Ka shenja shumë inkurajuese që na thonë se arritja e këtij objektivi është e mundur. Progresi i rëndësishëm i kohëve të fundit i bërë në zbatimin e reformës në drejtësi me themelimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqëson një hap të madh, duke i hapur rrugë emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve në SPAK dhe BKH. Këto zhvillime tregojnë se reforma në drejtësi po funksionon dhe është e pakthyeshme.
Po ashtu, masat ligjzbatuese të kohëve të fundit kundër krimit të organizuar, janë mirëpritur. I përgëzoj shumë këto zhvillime. Është absolutisht thelbësore që të sigurohet qëndrueshmëria e rezultateve të arritura deri më tani. Vendi duhet të bashkohet për të arritur këtë qëllim historik. Gatishmëria e Shqipërisë varet në mënyrë thelbësore nga një konsensus i fortë midis të gjitha partive politike për të punuar së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Për shembull, duke finalizuar punën për reformën e Kodit Zgjedhor, një komponent thelbësor i Konkluzioneve të Këshillit të qershorit të kaluar. Është bërë një punë shumë e mirë dhe konstruktive, në kuadër të aktiviteteve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë tani përgjegjësi dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha këto përpjekje për të gjetur një marrëveshjeje për një propozim të përbashkët për ndryshime në ligjin zgjedhor, i cili mund të miratohet sa më parë.
I pyetur se cilat janë problemet më urgjente në vendin tonë, ambasadori i BE tha: “Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm që nga vitet ’90. Është një vend shumë i ndryshëm krahasuar me atë që ekzistonte në kohët e komunizmit. Pasi kemi thënë këtë, ka ende sfida të rëndësishme institucionale dhe strukturore për t’u adresuar. Sa u përket sfidave institucionale, ekziston një nevojë e qartë për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të administratës publike, si dhe për zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë, si menaxhimi i mirë i financave publike dhe prokurimi publik transparent, si çështje shumë të rëndësishme.
Nevojiten më shumë përpjekje për konsolidimin fiskal, duke përmirësuar mbledhjen e të ardhurave dhe duke reduktuar borxhin publik. Ekziston nevoja për shtimin e zbatimit të shtetit të së drejtës dhe për një barrë rregullatore të reduktuar mbi bizneset. Përpjekjet për të adresuar këto sfida do të rrisnin besueshmërinë e institucioneve shtetërore, do të siguronin konkurrencë të drejtë dhe do të mundësonin ekonominë e lirë të tregut. Kjo do të mundësonte një klimë të favorshme investimi dhe do të krijonte terren për rritjen e investimeve të huaja në vend.
Sa u përket sfidave të reformës strukturore, vendi ka nevojë urgjente për reforma që do të nxisin konkurrencën dhe zhvillimin në Shqipëri, reforma që do të mundësonin pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në Zonën Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor, çka do ta ndihmonte Shqipërinë të diversifikonte eksportet e saj dhe investimet vendase dhe të huaja në vend. Shqipëria duhet të rrisë performancën e saj në aspektin e gatishmërisë teknologjike, si dhe të sofistikimit të biznesit dhe inovacionit, që po bëhet po aq e rëndësishme sa edhe faktorë të tjerë nxitës bazë, si infrastruktura dhe tregjet, që funksionojnë mirë.
Reformat në sektorin e energjisë, transportit dhe ndërlidhjes, në sektorit e ujit, turizmit dhe bujqësisë, të ndjekura nga vlerësimi i duhur i rrezikut fiskal, janë gjithashtu të nevojshme. Këto duhen shoqëruar me masa për politika që synojnë të sqarojnë titujt e pronësisë, të formalizojnë ekonominë dhe të mbështesin aftësitë sipërmarrëse dhe njohuritë financiare. Këto masa do të mundësonin një mjedis biznesi më të favorshëm, që do të krijonte më shumë vende pune dhe do të nxiste rritjen e ekonomisë.
Është e qartë se këto reforma nuk mund të ndodhin brenda natës. Ato janë rezultate të planifikimit strategjik, të koordinimit institucional dhe ndihmës së shënjestruar. BE-ja punon ngushtësisht me qeverinë shqiptare për ta mbështetur punën e saj për këto reforma, veçanërisht me ndihmën tonë financiare. Vetëm për të dhënë një shembull, BE-ja e mbështet Shqipërinë me rreth 50 milionë euro për të përmirësuar menaxhimin financiar publik.
Kjo përfshin përmirësimin serioz të kapaciteteve për mbledhjen e të ardhurave dhe përmirësimin e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit. Ne, gjithashtu, mbështesim modernizimin e prokurimit publik, kontrollin e brendshëm financiar dhe auditimin e jashtëm. BE-ja monitoron rregullisht zhvillimet në Shqipëri lidhur me detyrimet e MSA-së dhe do të vazhdojë t’i mbështesë shumë fuqimisht reformat sektoriale në përgatitjen për anëtarësimin në BE”.
Të fundit


Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet
28 Maj 2025, 22:43








PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Fierit
28 Maj 2025, 20:52


Qeveria, 5 milionë euro për të ndërtuar hotel luksoz qensh
28 Maj 2025, 20:01









Tragjedi në Ishujt Kanarie/ Përmbyset varka me emigrantë, gjashtë të vdekur
28 Maj 2025, 17:26
17 fëmijë me salmonelë në Gramsh, AKU publikon rezultatin e analizave
28 Maj 2025, 17:12
Zhdukur prej dy ditësh, gjendet 44-vjeçari shqiptar në Itali, çfarë dyshohet
28 Maj 2025, 17:03


SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH, do të kushtojë 430 milionë lekë
28 Maj 2025, 16:33
Netanyahu: Është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar
28 Maj 2025, 16:18
KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu
28 Maj 2025, 16:14



Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi
28 Maj 2025, 15:09
Zgjohesh herët? Shëndeti dhe lumturia të buzëqeshin që në mëngjes!
28 Maj 2025, 15:00


Krahasimi/ Si duhet kuptuar mesazhi amerikan për zgjedhjet
28 Maj 2025, 14:37

Ramës nuk ka kush t’i shkruaj
28 Maj 2025, 14:19


Ekspertët paralajmërojnë: I nxehti këtë verë pritet të thyejë rekordet
28 Maj 2025, 13:47
Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shtytjen e së shoqes ndaj Macron
28 Maj 2025, 13:30
Lamine Yamal nënshkruan me Barcelonën deri në vitin 2031
28 Maj 2025, 13:22

SHBA-ja ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj
28 Maj 2025, 12:59
Mesazhi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, Berisha: Asgjësimi i Edi Ramës
28 Maj 2025, 12:49
Thika e urimit të Ambasadës amerikane
28 Maj 2025, 12:43



Urim apo lajmërim?
28 Maj 2025, 12:21
Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kazakistani
28 Maj 2025, 12:10
BE kërkon formimin e Qeverisë së Kosovës: Kemi nevojë për një partner
28 Maj 2025, 11:55


Sekuestro e pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë
28 Maj 2025, 11:22
I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për dr*gë, arrestohet i riu në Burrel
28 Maj 2025, 11:12

Shqiptarët 'të çmendur' pas makinave të luksit
28 Maj 2025, 10:51
Trump: Putini po luan me zjarrin pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë
28 Maj 2025, 10:46



Në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet në Belgjikë Gertin Aliu
28 Maj 2025, 09:46

Shpërthen bombola e gazit në Fier, lëndohet një grua
28 Maj 2025, 09:23
Katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin
28 Maj 2025, 09:14
Tre të akuzuarit për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg
28 Maj 2025, 09:05

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
28 Maj 2025, 08:48
Fondet për ndihmën ekonomike në raport me PBB, në trend rënës
28 Maj 2025, 08:30
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
28 Maj 2025, 08:19
Parashikimi i motit, kthjellime dhe temperatura të larta gjatë ditës
28 Maj 2025, 08:05
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Maj 2025, 07:50







Dëbohen nga Gjermania 70 shqiptarë drejt Prishtinës dhe Tiranës
27 Maj 2025, 20:59


PD sërish ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
27 Maj 2025, 20:26

Akuzat e SPAK ndaj Metës, AP: Ish-presidenti kritik i hapur i Ramës
27 Maj 2025, 20:09
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
27 Maj 2025, 19:44
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
27 Maj 2025, 19:33


Mishi me salmonelë ende në treg? AKU reagon: Lajme të pavërteta
27 Maj 2025, 19:03
Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze', ndërkombëtarët po informohen
27 Maj 2025, 18:47

Urime... popullit shqiptar
27 Maj 2025, 18:20
