Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arrestohet ish-administratori turk i kompanisë "KURUM" në Elbasan, ndërsa shpallet në kërkim ish-drejtori i Skrapit.
Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy ish-drejtues të lartë të kompanisë “Kurum International”, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën rreth 1.5 milionë dollarë
Gjithashtu, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.
Ish-administratori i kompanisë "Kurum", Koray Zeytinoglu dhe ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu dyshohet se, nëpërmjet faturave fiktive, kanë deklaruar se kanë kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me disa kompani të tjera, të regjistruara në qytetin e Laçit. Në bazë të dyshimeve të arsyeshme, mbështetur në prova, Prokuroria kërkoi nga gjykata caktimin e masës “arrest me burg” për këta dy shtetas, e cila u pranua nga ana e gjykatës.
Mbrëmjen e sotme është bërë i mundur ekzekutimi i masës nga ana e Policisë për ish-administratorin e Kurum, Koray Zeytinoglu, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu, i cili rezulton të jetë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Fillimisht, hetimi nisi nga Prokuroria e Kurbinit, e cila kishte regjistruar procedimin penal për “Fallsifikim të vulave e stampave”; “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve penale” për 4 kompani që kishin të deklaruar si vend ushtrimi aktiviteti për mbledhjen e përpunimin e skrapit në qytetin e Laçit. Këto kompani ishin “Kurbini” shpk; “Erad&XHT”; “R&B2011” dhe “Kavaja Co”. Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Kurbinit, u krijuan dyshime të arsyeshme se këto kompani shërbenin si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm të ish-drejtuesve të kompanisë “Kurum International”, e cila ushtronte aktivitetin në qytetin e Elbasanit.
Për këtë arsye, hetimi kaloi për kompetencë pranë Prokurorisë së Elbasanit, e cila, deri në këtë fazë të hetimit ka konstatuar se:
Gjatë vitit 2011, shoqëria tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, aktualisht me zyrë qëndore në Tiranë, ka kryer aktivitet fiktiv të blerjes së lëndës skrap, nga 4 (katër) shoqëritë tregtare të cilat figurojnë si palë shitëse.
Të gjitha faturat tatimore të shitjes së lëndës skrap për vitin 2011, të përpiluara me palë shitëse këto 4 (katër) shoqëri, dhe blerës shoqërinë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, (e cila e ka patur qendrën e aktivitetit në Elbasan), janë të falsifikuara. Këto shoqëri asnjëherë nuk kanë kryer realisht aktivitet shitblerje skrapi ndërmjet tyre.
Të gjtha këto fatura tatimore janë përpiluar nga shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në mënyrë fiktive, me qëllim për t’u deklaruar dhe njohur nga organet tatimore si TVSH e zbritshme, TVSH për këto furnizime (blerje) skrapi.
Shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, ka qënë dhe është aktualisht e regjistruar si subjekt tatimpagues pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë.
Nëpërmjet këtij aktiviteti kriminal, pra duke deklaruar në organin tatimor fatura tatimore të blerjes së lëndës skrap të falsifikuara, fiktive, shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme TVSH-në përkatëse për këto blerje. Njëkohësisht, kjo shoqëri ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, duke ulur fitimin dhe për rrjedhojë edhe tatim fitimin që ka paguar pranë organit tatimor.
Në bazë të hetimit të kryer, si edhe në përfundimet e ekspertimit kontabël, ka rezultuar e provuar se shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, nëpërmjet falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, dorëzimit të dokumenteve të falsifikuara dhe të dhënave të rreme në organin tatimor, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga mospagimi i TVSH-së dhe Tatim Fitimit sipas ligjit, vlerën e përllogaritur 158,654,280 lekë, e cila përfaqëson dëmin ekonomik të shkaktuar buxhetit të shtetit.
Të gjitha këto fatura tatimore shitje janë nënshkruar për palën blerëse shoqërinë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A nga shtetasi Yücel Aksu, i cili në atë kohë ka patur pranë shoqërisë detyrën e Drejtorit të Skrapit.
Gjithashtu, rezulton se nga administratori i asaj kohe i shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A,z.Koray Zeytinoglu, janë kryer pagesat për likujdimin e këtyre faturave tatimore për 4 (katër) shoqëritë shitëse, nëpërmjet bankës NBG Bank.
Nisur nga fakti se të gjitha këto fatura kanë qënë fiktive, kalimi i këtyre shumave nëpërmjet sistemit bankar është bërë për t’i dhënë formë të ligjshme në dukje këtij aktiviteti kriminal, dhe për të fshehur origjinën e vërtetë të këtyre të ardhurave, që janë rrjedhojë e falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, evazionit fiskal, si dhe mashtrimit ndaj organit tatimor, duke kryer edhe veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Për sa më sipër, Prokuroria e Elbasanit iu drejtua gjykatës, e cila autorizoi arrestimin e dy shtetasve turq, si edhe u vendos sekuestrimi i llogarive bankare të kompanisë “Kurum International”, e cila aktualisht është në procedurën e falimentimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38