Flash News

Bota

Tërmet në Pakistan, 20 viktima dhe rreth 100 të plagosur

Tërmet në Pakistan, 20 viktima dhe rreth 100 të plagosur

Të paktën 20 persona mbetën të pajetë, pasi një tërmet goditi provincën jugperëndimore të Pakistanit, thanë zyrtarët lokalë.

Mediat e huaja raportojnë se tërmeti me magnitudë 5.9 ra në orën 03.00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa thellësia ishte 20 kilometra.

"Të paktën 20 persona janë vrarë dhe ne po vlerësojmë se rreth 100 janë të plagosur", tha ministri Zia Langove.

Ai shtoi se përpjekjet e shpëtimit ishin penguar për shkak të rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga tërmeti, duke bllokuar rrugët.

Balochistan është provinca më e madhe, por më pak e populluar dhe më pak e zhvilluar e Pakistanit, duke u renditur vazhdimisht në fund të renditjes së treguesve kombëtarë të zhvillimit njerëzor.

Shumica e shtëpive në zonën Harnai, ku ndodhi tërmeti, janë prej baltë dhe guri dhe janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve nga tërmetet në krahasim me strukturat prej betoni ose tulla.

Të fundit