Flash News

Bota

Komisioni Evropian pezullon programet shkencore dhe kërkimore me Rusinë

Komisioni Evropian pezullon programet shkencore dhe kërkimore me

Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me entitetet ruse në kërkimin, shkencën dhe inovacionin, pas pushtimit rus të Ukrainës, tha komisioni të premten në një deklaratë.

KE ka pezulluar pagesat për subjektet ruse sipas kontratave ekzistuese dhe nuk do të lidhë asnjë kontratë të re dhe asnjë marrëveshje të re me organizatat ruse, raporton CNN.

“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i urryer ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t'i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive për një Evropë të përshtatshme për Epokën Dixhitale.

Komisioni Evropian tha se vlerësimi i situatës sa i përket Bjellorusisë është në vazhdim.

Të fundit