Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Pas takimit të së djathtës radikale në Potsdam në fund të nëntorit, planet për dëbime masive po shkaktojnë frikë të madhe. Kështu thuhet në një sondazh të ARD.
Në vitin 2022 në Gjermani jetonin rreth 23.8 milionë vetë me prejardhje të huaj. Kjo korrespondon me 28.7 për qind të popullsisë. Pothuajse gjysma e tyre kanë nënshtetësi gjermane, rreth dymbëdhjetë milionë vetë. Shumica e tyre kanë lindur në Gjermani.
Në takimin e mbajtur në Potsdam në fund të nëntorit, ku morën pjesë politikanë nga partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe anëtarë të krahut konservator të Unionit Kristiandemokrat të qendrës së djathtë (CDU) është biseduar për dëbimin e “miliona njerëzve”. Në këtë takim, siç zbuloi dhe publikoi në muajin janar rrjeti investigativ Correctiv, u diskutuan plane për dëbimin e një numri të madh shtetasish me origjinë të huaj, pavarësisht nëse kanë apo jo pasaportë gjermane. Shtetasit gjermanë me origjinë të huaj do të dëboheshin nëse nuk do të asimiloheshin, siç u tha.
“Në kundërshtim me Kushtetutën”
Por shtetësia gjermane mbrohet posaçërisht nga Kushtetuta gjermane. Neni 16 thotë: “Shtetësia gjermane nuk mund të hiqet”. Kjo dispozitë u fut në Kushtetutë edhe për shkak të praktikës naziste të dëbimit me forcë dhe heqjes së shtetësisë, veçanërisht të qytetarëve me origjinë hebreje.
“Kjo mbrojtje vlen edhe për personat me shtetësi të dyfishtë”, thekson në një intervistë për ARD, avokati i specializuar për të drejtën kushtetuese, Ulrich Karpenstein, nënkryetar i Dhomës së Avokatëve të Gjermanisë.
Edhe pse Kushtetuta lejon disa përjashtime për shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë, ajo ofron shumë pak mundësi për heqjen e shtetësisë, për shembull në rastet e aktiviteteve terroriste. Edhe nëse do të shtoheshin disa opsione të reja që mund të çonin në heqjen e shtetësisë, ato në asnjë rrethanë nuk duhet të lidhen me ngjyrën e lëkurës, siç u diskutua në takimin e Potsdamit.
“Gjithashtu, arsyet e mundshme për heqjen e shtetësisë nuk duhet të lidhen as me origjinën dhe as me konceptin e asimilimit”, shpjegon Karpenstein. “Këto plane janë pa mëdyshje jokushtetuese. Për të realizuar ide të tilla duhet të injorosh si Kushtetutën gjermane ashtu edhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.” Dhe kjo do të ishte e mundur vetëm në rastin e një grushti shteti.
Por pavarësisht kësaj, “planet e dëbimit masiv” të diskutuara në Potsdam, trembin shumë gjermanë. Në një anketë të kryer nga instituti dimap Infratest për ARD, 51 për qind e të anketuarve me prejardhje emigrante thanë se planet u shkaktonin frikë të madhe ose shumë të madhe. Ngjashëm e shohin këtë çështje edhe 48 për qind e të anketuarve pa rrënjë të huaja.
Në Perëndim të Gjermanisë frika është pak më e lartë (49 për qind thonë se frika është e madhe apo shumë e madhe) sesa në Lindje (42 për qind). Dallime të mëdha në grupmosha nuk ka. Tek personat e moshës 35 deri në 49 vjeç frika është pak më e ulët dhe arrin në 41 për qind. Frika është veçanërisht e theksuar tek mbështetësit e të Gjelbërve dhe SPD-së, me 69 dhe 61 për qind. Vetëm tetë për qind e mbështetësve të AfD-së kanë frikë nga dëbimet e tilla, ndërsa 76 për qind prej tyre janë përgjigjur se kanë pak frikë ose aspak.
AfD është distancuar nga takimi në Potsdam dhe pretendon se ishte një “mbledhje private”. Partia shpjegoi së fundmi në një dokument zyrtar se koncepti i saj i të ashtuquajturit “remigracion” përfshin të gjitha masat dhe stimujt për kthimin kushtetues dhe ligjërisht të harmonizuar të të huajve që janë të detyruar të largohen nga Gjermania në vendet e tyre të origjinës. “Ne refuzojmë me vendosmëri kërkesat jokushtetuese si (… ) deportimet e shtetasve gjermanë me prejardhje migrante.”
A do të thotë kjo se AfD refuzon të dëbojë gjermanët, do të thotë shtetasit gjermanë? Më 10 janar 2024, pak pasi “Correctiv” publikoi përmbajtjen e takimit të Potsdamit, në një postim në rrjetin X mund të lexohej diçka tjetër. AfD bëri thirrje për heqjen e pengesave në procesin e revokimit të shtetësisë gjermane dhe shpjegoi se ata jo vetëm që duan të dëbojnë vazhdimisht të huajt, “por duan t’u heqin pasaportat (gjermane) kriminelëve, terroristëve dhe përdhunuesve, si dhe atyre që konsiderohet një kërcënim potencial për shoqërinë”. “Sistemi automatik sipas të cilit kriminelët nuk deportohen sepse kanë shtetësi gjermane duhet të shfuqizohet”, thuhet në citimin e nënkryetares së partisë, Alice Weidel.
Kjo të paktën sugjeron se qëllimi i AfD-së është që në disa raste tua marrin pasaportën gjermaneve me prejardhje migrante. Sipas rregulloreve aktuale ligjore, dëbime të tilla nuk janë të mundshme. Juristët kushtetues si Ulrich Karpenstein e konsiderojnë ndryshimin si jokushtetues në lidhje me nenin 16 të Kushtetutës.
Në një intervistë me ARD-në, anëtari i Bundestagut René Springer i AfD-së shpjegoi: “Si alternativë për Gjermaninë, ne mbështesim qartë Kushtetutën, por që nuk do të thotë, se ne nuk do të shtrëngojmë ligjet aty ku është e nevojshme kur të marrim përgjegjësi dhe të jemi në qeveri.” Ky shtrëngim do të vendoset në Bundestagun gjerman: “Ne do të duhet të negociojmë atë që është e tolerueshme për ne dhe atë që nuk është më e pranueshme. Dhe ku duhet të ulen pengesat në rrugën e heqjes së shtetësisë”, tha ai.
Për AfD-në, shtetasit gjermanë me origjinë të huaj janë të huaj
Një përshtypje e asaj që është e “tolerueshme” për AfD-në u dha nga një tubim lokal të kësaj partie në Gera të Turingisë në dhjetor. Aty një vizitor pyeti kryetarin e AfD-së për këtë land, Björn Höcke, se çfarë po ndodh me miliona njerëz që ai i konsideron ende të huaj, por që prej kohësh kanë pasaportë gjermane dhe nënshtetësi gjermane?
Gjatë asaj mbrëmje, Höcke tha ndër tjerash “Ne do të mund të jetojmë me 20, 30 për qind më pak njerëz në Gjermani pa asnjë problem, në fakt mendoj se kjo ka kuptim ekologjik”. Me këto fjalë ai shpjegoi shumë sakt edhe përqindjen e njerëzve me prejardhje migrante në Gjermani – 28.7 për qind – duke përfshirë edhe ata me pasaportë gjermane. I pyetur nga ARD për të shpjeguar këtë deklaratë, Höcke tha se ishte keqkuptuar dhe shtoi: “Ky numër është rezultat i katastrofës demografike në të cilën ndodhet Gjermania”./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38