Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Milano, Alfred Lela
Në Komo, qytetin italian në breg të liqenit homonim, gjurmët e ‘pushtimit rus’ të Italisë janë, ndoshta, më të qarta se tjerëkund në çizmen topografike të Europës. The nouveau riche, të pasurit e rinj të vendeve ish-komuniste, kanë gjetur një prej shumë mënyrave për të fituar jardë në fushën e egër të lojës së statusit social. Fqinjërimi me George Clooney-n dhe yjet e Hollivudit dhe botës së spektaklit e biznesit, blerja e pasurive të patundshme në zip code ekskluzive apo parajsa gjeografike të lakmuara nga who’s who, i bën këta bij proletaresh dhe apartaçikësh të komunizmit lindor, të aftë të krijojnë një ‘realitet imagjinar’ barazie dhe përkitjeje.
Shumë vila të shtrenjta në Komo u përkasin milionerëve post-sovjetikë. Rusët janë longobardët e rinj (fis barbar që u dynd në viset italike dhe që i dha emrin Lombardisë së sotme). Në një fshat global, siç etiketohet bota sot, flukse të tilla monetare, imobiliare, turistike, migratore dhe njerëzore, janë të vështira për t’u parashikuar apo penguar.
Ky pushtim nëpërmejt hard cash, një formë e soft power, shpjegon rrugët e pafundme të globalizmit dhe të tregjeve, por jo një rrezik akut gjeostrategjik apo një operacion imazhi. I tillë që e bën Italinë, Bashkimin Europian, familjen euro-atlantike me, deri dje, në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ngjajë si një imagjinare qe as ekziston dhe as nuk josh më.
Këtë përshtypje duhet të kenë amortizuar me mendje shumë euro-atlanticistë e shumë anti-autoritarianë kur panë të enjten një parakalim të autokolonave të ushtrisë ruse nëpër rrugët e Bergamos. Edhe pse të maskuara si operacion humanitar, kamuflazhi ushtarak, flamujt rusë, pompoziteti i aleatit apo shpëtimtarit, ishin të vështira për t’u kapërdirë. Të paktën për këdo që, edhe në mes të një pandemie që ka gjunjëzuar shumë vende të botës së lirë, përfshirë edhe Italinë, beson ende se soft dhe hard power-i perëndimor e ruan imagjinatën, fuqinë, solidaritetin, mjetet dhe gatishmërinë për t’i dalë zot vetes dhe botes.
Historia është zhvendosur, ajo nuk ka marrë fund, siç pretendonte Francis Fukujama në agim të viteve ‘90. Jeep-at amerikanë dhe britanikë, flamujt e dy vendeve, ushtarakët e tyre, marshuan rrugëve të qyteteve italiane në përmbyllje të Luftës së Dytë Botërore. Rusia, me Ushtrinë e Kuqe, arriti deri në Europën qendrore duke marrë Berlinin (lindor) Pragën, Varshavën, Budapestin etj. Këtu ra edhe Perdja e Hekurt (pagëzim i mëvonshëm çërçillian) dhe u ngrit Muri i Berlinit.
Ushtria ruse, edhe pse me grimasë humanitare, e kapëceu të enjten këtë kufi dhe u fut në mitrën zanafillore të qytetërimit perëndimor, e njohur si bota greko-romako-judease, në viset italiane. Ka patur një debat ndërmjet pundit-ëve perëndimorë pas ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë se kush është lideri i botës së lirë. Si për ta xhelozuar Trumpin, kancelarja gjermane Angela Merkel është pagëzuar shpesh me këtë titull bombastik, por aspak imagjinar. Në krizën e fundit të shkaktuar nga pandemia, Merkel ka dëshmuar se nuk e do apo nuk bën dot rolin e liderit të botës së lirë. Më shumë vëmendje ka marrë fakti se kancelarja është takuar me një mjek të prekur me Covid-19 se ndonjë deklaratë e saj (inekzistente) që e shihte koronavirusin, jo vetëm si problem të Gjermanisë, por të qytetërimit perëndimor.
Shefja e Komisionit Europian, një tjetër gjermane, ka qenë e zënë me përgatitjen e një videoje ku shfaqet duke demonstruar se si lahen duart për t’u mbrojtur nga virusi. Secili ka parë jo më larg se kopështi i vet kombëtar, dhe Italia, vendi më i prekur në Europë, është lënë që ta përgatisë e vetme reagimin, luftën dhe shpëtimin.
Jo krejt e vetme, me sa duket: pas ‘ushtrisë medicinale’ kineze mbërritën edhe autokolonat ruse të ndihmës. Skërmitjet tregtare, ‘sanitizimi’ i hapësirave kibernetike nga një rrezik kinez dhe atyre elektorale nga ndërhyrjet ruse, duken si kujtime të largëta para imazhit rrëqethës që përcollën ‘tanket’ ruse në rrugët e qyteteve italiane.
Një tweet e Presidentit amerikan me flamurin italian dhe sloganin ‘USA loves Italy’, ka qëlluar të jetë asgjë më shumë se aq: një cicërimë.
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38