Flash News

Ditari i Maxhorancës

"4 spitale COVID në Tiranë dhe spitalet rajonale", Manastirliu: Nëse kemi mbingarkesë, do zgjedhim kush do trajtohet i pari

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas kërkesës me 11 pyetje të Presidentit Meta mbi ecurinë e pandemisë.

"4 spitale COVID në Tiranë dhe spitalet rajonale",
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu tha se “po punohet për rritjen e kapaciteteve në spitale, dhe se në rast vështirësish për shkak të numrit të lartë, do të zgjedhim kush do të trajtohet i pari.”

Ministrja e Shëndetësisë insistoi se gjendja e spitaleve në vendin tonë është më e mirë se në të gjitha vendet e tjera të rajonit. Dhe se, së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, dhe do të shtohen kapacitetet spitalore.

“Do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitale rajonale”, tha Manastirliu. 

“Shqipëria ka marrë 70 pikë njësoj si Rumania dhe më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor, pikët më të larta janë për trajtimin e tumorit të gjirit, të tuberkulozit të sëmundjeve pulmonare, mbulimi vaksinat etj.

Këto janë vlerësime që ne marrim jo nga organizata të pacertifikuara, por nga revista prestigjoze në të cilat punojnë më shumë se 5000 bashkëpunues akademik. Shkurtimisht, po citoj disa fjalë të drejtorit të përgjithshëm të OBSH. 

“Atje ku ka patur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re mungesë respekti për shkencën dhe punonjësit e mjekësisë. Ndaloni përdorimin politik të Covid, pandemia nuk është futboll politik.”

Pandemia është përdorur edhe pa ardhur rasti i parë në vendin tonë. Ne nuk jemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese. Stafet tona kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën. Ping- pongu politik është një lojë që ka nisur ende pa filluar pandemia. Sot flasim për kapacitete por më herët i kanë bërë thirrje Kavajës çohuni se do ju sjellin karantinën. 

S’duan ta kuptojnë se vendimet e qeverisë janë të bazuara nga komite të ekspertësh. Strategjia e vjeshtë dimrit përfshin numrin e rritjes së testimeve. Nga qershori deri më sot është 4 fishuar numri i testeve. Strategjia jonë përfshin dhe rritjen  e numrit të stafeve.

Kjo luftë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, ndaj që e gjithë sakrifica të mos shkojë kot çdo qytetar duhet të respektojë vendosjen e maskës dhe higjenës personale. Unë e di që qytetarët presin gjithmonë dicka të re.

Qeveria po përgatitet për të përballuar çdo skenar, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të mundemi të frenojnë pandeminë nëpërmjet respektimit të rregullave.

Nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi dhe do zgjedhim kush do trajtohet i pari. Akti normativ që do kalojmë sot jo vetëm mbështes qytetarët, por drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave, që nuk është gjoba qëllimi parësor, por ka ardhur momenti që ne të bëjmë më të mirën tonë që se sollëm ne dhe as qeveria. Beteja e parë që duhet të fitojmë është ajo shëndetësore“, tha Manastirliu.

Të fundit