Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kurbin/ Majlinda Cara fiton mandatin e dytë

Kurbin/ Majlinda Cara fiton mandatin e dytë

Në Bashkinë e Kurbinit është zhvilluar një garë e fortë mes kandidates së Partisë Socialiste dhe atij të koalicionit Bashkë Fitojmë.

Aktualisht janë edhe katër kuti në proces numërimi, por rezultati në favor të Majlinda Carës është thelluar kundrejt rivalit Behar Haxhiu nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Cara kryeson më 10783 vota, ose 51.41%, ndërsa Haxhiu ka marrë 10192 vota, ose 48.59%.

Festa e fitores ka nisur në këtë bashki, ku pjesë e saj është ministri i drejtësisë, Ulsi Manja i cili në fjalën e tij për mediat ka thënë se fitorja e Majlindës i dedikohet qytearëve të Kurbinit pa dallime politike.

Kanë zgjedhur një kryetar bashkie në Lezhë dhe një zonjë si Majlinda në Kurbin. Në qarkun ku kemi respektuar barazinë gjinore në drejtimin e pushtetit vendor. Fitorja e Majlindës i dedikohet banorëve të Kurbinit pa dallime politike. Majlinda me këtë staf dhe Ramën në qeveri do bëjë punë të mira për Kurbinit.

Fitorja është fitore. Aq më tepër që Kurbini këtë për një mandat të dytë të ketë një zonjë në krye të bashkisë. Është civilizim është qytetari”, tha Manja.

Të fundit