Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Parlamenti është një tallava e shëmtuar

Alizoti: Parlamenti është një tallava e shëmtuar

Deputeti Tomor Alizoti, teksa rrëfeu jetën personale foli dhe për situatën politike në vendin tonë.

Në një intervistë për emisionin “Interview” në Euronews Albania, ai theksoi se  parlamenti shqiptar është një repart ushtarak nga krahu i PS.

Gjithashtu ai theksoi  parlamenti i vendin tonë nuk përfaqëson interesat e popullit shqiptar, ndërsa e krahasoi me një tallava të shëmtuar.

“Po të shikosh partitë, partinë demokratike dhe PS, figurat që kanë një auorë politike, shumë shpejtë duket nga skena sepse liderit duket se po i bëjnë hije dhe ka probleme. O ka shërbëtorë, o ka armiq dhe parlamenti shqiptar është një repart ushtarak nga krahu i PS. Për mua parlamenti shqiptar, nuk përfaqëson interesat e popullit shqiptar. Është një tallava e shëmtuar, është një banalitet që nuk ka fare bisedë politike”-tha ai.

Të fundit