Flash News
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Këlliçi: Segmente të caktuara në PD i shërbyen mandatit të tretë të Erion Veliajt
Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka deklaruar se segmente të caktuara në PD i kanë shërbyer mandatit të tretë të Erion Veliajt.
I ftuar në “Pa Censurë” në RTSH, Këlliçi tha se për shkak të Veliajt është bërë gjithçka që PD të dalë me dy kandidatë dhe të krijohet një frakturë.
“Axhenda e tyre i shërbeu një mandati të tretë të Erion Veliajt. Në politikë nuk ka të bëjë vetëm aritmetika, por edhe fryma. Nëse do të kishim vetëm një kandidat, do të kishte një frymë tjetër. Në Tiranë, për shkak se është Erion Veliaj, këtu dhe paguan shumë Erion Veliaj, është bërë gjithçka që të dilet me dy kandidatë dhe të krijohet kjo frakturë.
Në Tiranë është bërë gjithçka për të siguruar mandatin e tretë të Erion Veliajt. Kjo nga pjesë të caktuara, se jo të gjithë i fus “në një thes”, segmente të caktuara. PD zyrtare doli me një kandait në Tiranë për t’i lehtësuar mandatin e tretë Erion Veliajt”, tha Këlliçi.