Flash News

KRYESORE

Drejtoreshat dhe mikeshat e KM: Pakti miliardësh mes Shpresa Bellos, së Drejtorisë së Farmaceutikës, dhe Vilma Nushit që fiton çdo konçesion

Drejtoreshat dhe mikeshat e KM: Pakti miliardësh mes Shpresa Bellos,

Sipas dokumenteve të publikuara në portalin Hashtag.al, Shpresa Bello, aktualisht në detyrën e Drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë katër viteve të fundit ka përfituar miliarda lekë nga koncensionet dhe prokurimet e kryera nga Ministria ku aktualisht është drejtuese e lartë.

Kjo falë kompanisë farmaceutike që zotëron familja Bello.

Kompania ‘Pegasus’ shpk, e cila në ditët në vazhdim pritet të shpallet fituese e koncensionit të laboratorëve aktualisht është në pronësi 100% të shtetasit Janis Karathano.

Më herët, sipas një dokumenti që hashtag.al ka siguruar, “Pegasus” Sh.p.k, ka pasur si drejtuese shtetasen, Nazife Bello.

Nazife Bello është e ëma e Shpresa Bellos, aktualisht Drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vitin 2013, kompania “Pegasus” e ka shpërblyer znj. Bello me një bonus prej 114 mijë eurosh zonjën Nazife Bello, për punën e mirë që ajo ka bërë në krye të kompanisë.

Por ajo që të bën përshtypje në dokumentet e siguruara, dhe që përforcon bindjen se kemi të bëjmë me lidhje klienteliste në majat e pushtetit , është fakti se kompania “Pegasus” ku më herët drejtonte shtetasja Nazife Bello, mamaja e Drejtoreshës aktuale të Farmaceutikës në Ministrinë e Shendetësisë znj. Shpresa Bello, ka një bashkëpunim të rëndësishëm me koncensionin e shumëpërfolur të Check-Up-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi.

Po sipas një raporti auditimi të kompanisë ‘Deloitte&Touche’ për koncensionin  e ‘Check-Up’-it, në vitin 2013 kompania ‘Pegasus’ i ka dhuruar znj. Nushi paisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka pasur detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duheshin. Granti i deklaruar midis dy kompanive është rreth 320 mijë dollarë.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm i firmës ‘Pegasus’ është koncensioni 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve.

Ndonëse Qendra e Transfuzionit të Gjakut e ka paraqitur këtë kontratë si një prokurim, përtej kundërshtive të ekspertëve rezulton se marrëveshja në fakt është një kontratë ekskluzive koncensionare 2- vjeçare.

Nga ana tjetër, shqyrtimi prokurimeve publike në vitet 2013-2016, tregon se kompania ‘Pegasus’, e lidhur me drejtoreshën Bello, ka përfituar tendera në vlerën e 3.5 milionë dollarëve nga disa institucione spitalore.

Kush është Shpresa Bello

Shpresa Bello është aktualisht Drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo është vajza e z. Pajtim Bello, ish zv/ ministër i Energjitikës në qeveritë e majta. Mësohet se znj. Bello e ka përfunduar arsimin e lartë për Farmaceutikë në Institucionin e Arsimit të Lartë Jo Publik “

Kristal”, i cili më pas u mbyll për shkak të skandalit me diplomat e falsifikuara. Thuhet se znj. Bello ka dështuar dy herë për të marrë Provimin e Shtetit për të përfituar licencën e farmacistes, por e fitoi këtë licencë pasi u shpall drejtoreshë e Farmaceutikës në vitin 2014, si anëtare e komisionit të Provimit të Shtetit.

[gallery ids="9674,9675,9676"]

Të fundit