Flash News

E-TJERA

Arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

Arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

Është arrestuar Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rraja ishte shpallur në kërkim për dhunën ndaj familjes Caca, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2023.

Ndaj Ariel Rrajës, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat”, njofton policia.

Të fundit