Flash News

E-TJERA

Baza e pr*stitucionit në Elbasan, arrestohet tutoria peruane

Baza e pr*stitucionit në Elbasan, arrestohet tutoria peruane

Një vajzë peruane është arrestuar në Tiranë , pasi akuzohet si tutore në bazën e prostitucionit të goditur pak ditë më parë në Elbasan.

Në pranga është vënë shtetasja peruane F. G., 23 vjeçe, mbi të cilën rëndon akuza për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

23-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesave.

Ndërkohë, ditën e djeshme u arrestua në pikën kufitare të Morinës dhe bashkëpunëtori i saj, shtetasi peruan J. G., 44 vjeç, i akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa gjatë operacionit të koduar “Fee”, Policia e Elbasanit arrestohet dhe:

– shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”,

– shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”

– shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”

– shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u procedua penalisht dhe shtetasja venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasit e mësipërm kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, në lagje të ndryshme të qytetit dhe ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm. Ata/ato e promovonin këtë aktivitet në faqe online ku ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Të fundit