
Flash News
Info migrants: Italia transferon 26 persona të tjerë në qendrat e paraburgimit në Shqipëri
Netanyahu: Është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar
Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj
Thika e urimit të Ambasadës amerikane
Sekuestro e pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Korrupsioni në Shqipëri, asistentja e ACER: Institucionet vuajnë politizimin, qeveria të rrisë bashkëpunimin me qytetarët
Megjithëse Shqipëria ka pësuar reforma të rëndësishme gjatë viteve të fundit, korrupsioni ende paraqet një çështje shqetësuese. Mjaft kanë mbetur ende të pazgjidhura teksa ajo pjesë e qytetarëve që e kanë humbur besimin te qeveria dhe politikat e tyre, tashmë është gjithnjë e më shumë në rritje.
Në një intervistë për European Western Balkans, Asistentja Kërkimore në Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike Ervi Kosta, ka folur për shkaqet e korrupsionit në Shqipëri si dhe sfidat e qeverisë për ta luftuar atë sa më parë.
Ndër shkaqet kryesore të korrupsionit, Kosta renditi të parin ndikimin politik mbi institucionet, për të vijuar më tej me mungesën e transparencës nga ana e tyre kundrejt qytetarëve, çka ka bërë që besimi i tyre mbi oponentët politikë të bjerë ndjeshëm.
“Në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërisë dhe qeverisjes. Prej vitesh në Shqipëri, korrupsioni në të gjitha format ka qenë një faktor me ndikim në jetën e qytetarëve, funksionimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave ekonomike dhe ligjore. Disa nga shkaqet kryesore të korrupsionit në Shqipëri janë ndikimi politik mbi institucionet, ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e ulët e publikut, mungesa e llogaridhënies nga ana e institucioneve publike, niveli i lartë i informalitetit, përdorimi i partive politike si ndërmjetës në uzurpimin e institucioneve nga biznesi lobet dhe oligarkia, dhe kultura apo mentaliteti i prapambetur i shoqërisë shqiptare,” është shprehur Kosta.
Shoqërinë civile në Shqipëri, Kosta e sheh po aq problematike sa edhe shoqëria, duke renditu ndër ngërçet kryesore të saj mungesën e ndikimit në komunitet, politizimin apo besimin e pamjaftueshëm të publikut.
“Shoqëria civile në Shqipëri vuan nga të njëjtat probleme si shoqëria shqiptare, të tilla si fragmentimi, mungesa e ndikimit në komunitet dhe palët e interesuara, politizimi, burimet e kufizuara dhe kushtëzimi nga prioritetet e donatorëve, besimi i pamjaftueshëm i publikut tek aktorët e shoqërisë civile, ekspertiza e kufizuar në qeverisje marrëdhëniet. Edhe pse ka pasur përpjekje bashkëpunimi mes OSHC -ve dhe institucioneve shtetërore në Shqipëri në lidhje me luftën kundër korrupsionit, partneriteti i tyre nuk ka qenë i frytshëm. Unë besoj se disa OShC në Shqipëri luajnë një rol në luftën kundër korrupsionit, duke ngritur zërin e tyre për çështje të dyshuara për korrupsion të mundshëm,” shtoi asistentja kërkimore pranë ACER.
Sa i përket fushave më sfiduese për të luftuar korrupsioni asistentja kërkimore rendit të parin konsolidimin e reformës gjyqësore duke vijuar më tej deri te rindërtimi i besimit te publiku.
“Fushat kryesore sfiduese në luftën kundër korrupsionit janë konsolidimi i reformës në gjyqësor, shtrirja e parimeve të verifikimit në administratën shtetërore dhe partitë politike, ndërtimi i besimit të publikut në institucionet e ligjit,” ka thënë Kosta.
Ervi Kosta nënvizon me rëndësi bashkëpunimin midis institucioneve të zbatimit të ligjit dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve si një mundësi për të zvogëluar fenomenin e korrupsionit në vend.
“Zgjidhja për zvogëlimin e korrupsionit është e lidhur ngushtë me respektimin e votës së lirë të qytetarëve, rritjen e transparencës së çdo agjencie dhe institucioni publik, me ndëshkimin ligjor të çdo individi përgjegjës në administratën shtetërore dhe politike. Në këtë proces, roli i partnerëve ndërkombëtarë mbetet i pazëvendësueshëm për sa kohë që për interesat aktuale, këta partnerë nuk krijojnë stabilitetin e institucioneve dhe ekonomisë mbi demokracinë por kontribuojnë në përparimin e tyre paralel. Sfidat e mëposhtme të rëndësishme për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit janë rritja e bashkëpunimit midis institucioneve të zbatimit të ligjit, promovimi i raportimit të korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në luftën kundër korrupsionit,” përfundoi Kosta.
Të fundit


Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet
28 Maj 2025, 22:43








PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Fierit
28 Maj 2025, 20:52


Qeveria, 5 milionë euro për të ndërtuar hotel luksoz qensh
28 Maj 2025, 20:01









Tragjedi në Ishujt Kanarie/ Përmbyset varka me emigrantë, gjashtë të vdekur
28 Maj 2025, 17:26
17 fëmijë me salmonelë në Gramsh, AKU publikon rezultatin e analizave
28 Maj 2025, 17:12
Zhdukur prej dy ditësh, gjendet 44-vjeçari shqiptar në Itali, çfarë dyshohet
28 Maj 2025, 17:03


SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH, do të kushtojë 430 milionë lekë
28 Maj 2025, 16:33
Netanyahu: Është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar
28 Maj 2025, 16:18
KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu
28 Maj 2025, 16:14



Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi
28 Maj 2025, 15:09
Zgjohesh herët? Shëndeti dhe lumturia të buzëqeshin që në mëngjes!
28 Maj 2025, 15:00


Krahasimi/ Si duhet kuptuar mesazhi amerikan për zgjedhjet
28 Maj 2025, 14:37

Ramës nuk ka kush t’i shkruaj
28 Maj 2025, 14:19


Ekspertët paralajmërojnë: I nxehti këtë verë pritet të thyejë rekordet
28 Maj 2025, 13:47
Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shtytjen e së shoqes ndaj Macron
28 Maj 2025, 13:30
Lamine Yamal nënshkruan me Barcelonën deri në vitin 2031
28 Maj 2025, 13:22

SHBA-ja ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj
28 Maj 2025, 12:59
Mesazhi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, Berisha: Asgjësimi i Edi Ramës
28 Maj 2025, 12:49
Thika e urimit të Ambasadës amerikane
28 Maj 2025, 12:43



Urim apo lajmërim?
28 Maj 2025, 12:21
Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kazakistani
28 Maj 2025, 12:10
BE kërkon formimin e Qeverisë së Kosovës: Kemi nevojë për një partner
28 Maj 2025, 11:55


Sekuestro e pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë
28 Maj 2025, 11:22
I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për dr*gë, arrestohet i riu në Burrel
28 Maj 2025, 11:12

Shqiptarët 'të çmendur' pas makinave të luksit
28 Maj 2025, 10:51
Trump: Putini po luan me zjarrin pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë
28 Maj 2025, 10:46



Në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet në Belgjikë Gertin Aliu
28 Maj 2025, 09:46

Shpërthen bombola e gazit në Fier, lëndohet një grua
28 Maj 2025, 09:23
Katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin
28 Maj 2025, 09:14
Tre të akuzuarit për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg
28 Maj 2025, 09:05

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
28 Maj 2025, 08:48
Fondet për ndihmën ekonomike në raport me PBB, në trend rënës
28 Maj 2025, 08:30
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
28 Maj 2025, 08:19
Parashikimi i motit, kthjellime dhe temperatura të larta gjatë ditës
28 Maj 2025, 08:05
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Maj 2025, 07:50







Dëbohen nga Gjermania 70 shqiptarë drejt Prishtinës dhe Tiranës
27 Maj 2025, 20:59


PD sërish ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
27 Maj 2025, 20:26

Akuzat e SPAK ndaj Metës, AP: Ish-presidenti kritik i hapur i Ramës
27 Maj 2025, 20:09
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
27 Maj 2025, 19:44
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
27 Maj 2025, 19:33


Mishi me salmonelë ende në treg? AKU reagon: Lajme të pavërteta
27 Maj 2025, 19:03
Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze', ndërkombëtarët po informohen
27 Maj 2025, 18:47

Urime... popullit shqiptar
27 Maj 2025, 18:20
