Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

PS dhe PD mbyllin fushatën elektorale, ku dalluan mitingjet e Ramës dhe Bashës. Kryeministri s’ndaloi me sulmet për opozitën, ‘fut në lojë’ Zahon, në mitingun e PD për herë të parë shfaqet Berisha.

Balla: Të ulet në 101 numri i deputetëve në Kuvend, s'e përjashtoj përfshirjen në qeverinë e re

 

"Ndal, mos nxit dhunë"Meta përplaset me Yuri KimBoll ndërhyre në punët e Shqipërisë, mos merr në mbrojtje Ramën. Kim më tha “mos bëj zhurmë se dimë ca gjëra për ty

E lidhur: “Boll ndërhyre në punët tona”, Rama komenton deklaratën e Metës: Kastravec i dehur, e ka bërë Shqipërinë zhele

Shit-blerja e votave, Mziu bën deklaratën e fortë: Çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit. Mziu pendohet: Kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve. 

E lidhur: Policia nis procedim penal ndaj Mziut: Kërcënoi dhe nxiti dhunë. Kim: Koha e grupeve të armatosura ka mbaruar, mos të përsëritet dhuna 

VIDEO/ 6 të shtëna dhe qytetarë të tmerruar, dalin pamjet e përplasjes me armë në Elbasan

E lidhur: Kontroll pranë shtabit elektoral të PD, Gazment Bardhi debat me policinë: Makina është e pastër, shkoni kapni bandat

‘Big Brother në Shqipëri’, media holandeze shkruan për patronazhistët: 9 mijë socialiste përdoren si spiunë, si në komunizëm.

-Masat e marra nga policia për sigurimin e zgjedhjeve, Dervishaj: Sa policë e automjete do vihen në dispozicion me 25 Prill 

Krime Zgjedhore/ SPAK nxjerr shifrat: 59 kallëzime, kush i ka depozituar. Gjithashtu bën me dije se janë regjistruar 32 procedime penale.

Ka nisur vaksinimi i punonjësve të fasonerisë. Janë rreth 60 mijë punonjës që do të marrin vaksinën anti-Covid, radha e procesit do të bazohet mbi dy kritere.

Gjykata Administrative ka shpallur mos-kompetencë për ankimimin e LSI-së që lidhet me heqjen e karantinës për qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Të fundit