Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Vendimet që u morën në kongresin e PS. Ruçi largohet, vajza e Finos i bashkohet partisë

E lidhur: Rama fokusohet te "pastrimi" i administratës dhe iu thotë prerë socialistëve se nuk do t'i mbrojë, nëse shkelin ligjin. 

Harxhi thyen heshtjen zgjedhore: Ende nuk jam pajisur me listën e antarësisë, po dëmtohet besueshmëria.

Asnjë humbje jete, bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Shqipëri. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë.

Testi i vështirë i matematikës, QSHA i përgjigjet maturantëve: Nuk kishte asgjë jashtë programit

 "Duam drejtësi", maturantët të ulur këmbëkryq para MASR: Të ulet pikësimi për provimin e Matematikës ose do bojkotojmë provimin e radhës

Evis Kushi i përgjigjet maturantëve në protestë: Nëse testi e kalon nivelin, do rishikojmë vlerësimin 


E lidhur: Maturantët nuk i besojnëdeklaratës së Kushit: Na premtuat dhe më parë dhe na gënjyet

Shqipëria fiton medaljen e arit në Kupën e Botës për gjimnastikën artistike. Aktiviteti u zhvillua në Osijek të Kroacisë.

Të fundit