Flash News

E-TJERA

Prindërit njoftojnë protestë pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit njoftojnë protestë pas vrasjes me thikë të

Të enjten me 21 nëntor pritet të mbahet një protestë nga qytetarët pas vrasjes tragjike me thikë të 14-vjeçarit M. C dje në Tiranë.

Protesta është vendosur të mbahet nga prindër të nxënësve ditën e enjte në orën 11:00.

Marshimi do të nisë nga Shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.

Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë.

Kujtojmë se i mituri që mbeti viktimë, 14-vjeçari Martin Cani, është sulmuar me thikë pas një konflikti, shumë pranë ambienteve të shkollës.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët e tij, por të gjithë ata që e njihnin, pasi ai nuk njihej si tip problematik.

Të fundit