Flash News

E-TJERA

"Pushofsh në paqe", ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj

"Pushofsh në paqe", ndahet nga jeta bashkëshortja e

Është ndarë nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ministri përmes një postimi në Facebook. Lleshaj ka ndarë një foto të bashkëshortes ku njofton edhe ndarjen nga jeta të Violeta Lleshajt.

“Të dashur miq,

Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.

Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.

Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025.

Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta!”, shkruan Lleshaj në Facebook.

Të fundit