Flash News

E-TJERA

Certifikoi zgjedhjet e 30 Qershorit, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Certifikoi zgjedhjet e 30 Qershorit, zbardhet vendimi i Gjykatës

Dy vite pas debatit të vazhdueshëm për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit 2019, gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive, presidentit Ilir Meta dhe forcës opozitare, për jo kushtetueshmëri të zgjedhjeve.

Kushtetuesja ka zbardhur sot vendimin mbi zgjedhjet e 30 Qershorit. Në vendim thuhet se "Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues".

Bazuar në vendim, gjykata argumenton nga ana tjetër, moslegjitimin e kërkueses kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, që sipas gjykatës nuk ka kompetencë të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

"Për verifikimin e kushtetutshmërisë së partive dhe të organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre, sipas nenit 57 të ligjit nr. 8577/2000, Gjykata vihet në lëvizje me kërkesë të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të jo më pak se një të pestës së deputetëve, të Avokatit të Popullit dhe të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Për rrjedhojë, në lidhje me këtë kërkim kërkuesja nuk legjitimohet ratione personae, duke qenë se nuk bën pjesë në rrethin e subjekteve që mund të vënë në lëvizje Gjykatën për ushtrimin e kompetencës së saj të parashikuar në nenin 131, pika 1, shkronja “d”, të Kushtetutës", thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Certifikoi zgjedhjet e 30 Qershorit, zbardhet vendimi i Gjykatës

Gjykata Kushtetuese u mblodh më 2 Nëntor, pas opinionit final të Komisionit të Venecias. Pjesë e sencës ishin përfaqësues të institucvioneve si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, dhe partia Bindja Demokratike. Kushtetuesja vendosi të shpallë legjitime zgjedhjet e 30 Qershorit duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive.

Vendimi i Gjykatë Kushtetuese

 

Të fundit