Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Gërdecin, mungonte Fatmir Mediu

Shtyhet seanca për Gërdecin, mungonte Fatmir Mediu

Është mbajtur sot në GJKKO procesi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me çështjen Gërdeci.

Ish-ministri nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati Ardian Visha dhe Henrik Ligori.

Gjykata relaton që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët, në total 113 pyetje. Në seance nuk është paraqitur një nga ekspertet, Ymer Stafa, i cili ka njoftuar se nuk mund të jetë i pranishëm për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës do të mbahet më 31 Korrik ora 09:00.

Të fundit