Flash News

E-TJERA

Temperaturat e larta, AKMC apel: Kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve

Temperaturat e larta, AKMC apel: Kujdes të shtuar për parandalimin e

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim.

Në një njoftim për shtyp AKMC theksoi se bazuar në situatën e krijuar nga zjarret në pyje, nisur nga parashikimi në buletinin e Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe institucionet shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar incidente që mund të dëmtojnë jetën dhe pronën.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, çka krijon kushte të favorshme për zjarret në pyje dhe zona rurale.

 “Nëse vini re tym apo zjarr, raportojeni menjëherë te shërbimi i zjarrfikësve në numrin 128 ose 112”, tha AKMC.

Zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për të mbrojtur jetën, pronën dhe ambientin.

“Bashkëpunimi i çdo qytetari është i rëndësishëm për të siguruar një sezon veror të sigurt dhe të qetë”, tha AKMC.

Të fundit