Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Davide Pecorellit, policia italiane vjen në Tiranë javën e ardhshme

Zhdukja e Davide Pecorellit, policia italiane vjen në Tiranë

Policia italiane do të vijë javën e ardhshme në Tiranë për të ndjekur hetimet në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pecorelli.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se ata do të interesohen dhe për përgjigjet e analizës së ADN-së nga eshtrat e gjetura brenda automjetit “Skoda”, me të cilin po udhëtonte Pecorelli.

Makina e biznesmenit u gjet e djegur në zonën e Pukës në mëngjesin e 5 janarit, brenda së cilës u gjetën edhe sendet personale të tij, ora dhe telefoni.

Të fundit