Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Berishës: Kam prova se ministra të Ramës kanë dhënë dorëheqjen për takimet me McGonigal

Deklarata e fortë e Berishës: Kam prova se ministra të Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, kur tha se ai disponon prova autentike që do i bëjë publike, se disa ministra të kabinetit Rama, kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të takimeve që kanë pasur me ish zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

“I them Ramës largohu, jep dorëheqjen me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka minsitra të cilët kanë paraqitur dorëheqje, për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal, por nëse bëhet fjalë për zëvendës të hapur të interesave ruse në Shqipëri ky është Damian Gjiknuri.

Unë disponoj dokumente autentike për atë që thashë, por do ti bëj publike në momentin real, disponoj dokumente të pakundershtueshme”, tha Berisha.

 

Latest news