Flash News

E-TJERA

Covid-19 “ul” fitimin e tregut të sigurimeve, në rënie me 4.3%

Covid-19 “ul” fitimin e tregut të sigurimeve, në

Kompanitë e sigurimeve e përmirësuan ndjeshëm performancën financiare në tremujorin e tretë të vitit, por fitimet e tregut ngelen ende në nivele më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në fund të 9-mujorit fitimi neto i kompanive të sigurimit arriti në 1.15 miliardë lekë.

Rezultati neto i 9-mujorit ngelet ende më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 4.3% më pak, por rënia është ngushtuar ndjeshëm krahasuar me nivelin 30% që ishte shënuar në fund të 6-mujorit të parë.

The decline in market profits is due to the declining result in the life insurance segment, where enterprises reported net profits of ALL 76 million, with a contraction of 52% compared to the same period a year earlier. Although gross written premiums on life insurance have increased by 25%, the contraction of profits has come in parallel from the increase in net expenses for the payment of claims, but also from the increase in the costs of taking out insurance.

Të dhënat e AMF-së tregojnë dëmet neto në tregun e sigurimit të jetës për 9-mujorin 2021 arritën në 251 milionë lekë, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë. Kompanitë e sigurimit të jetës janë prekur ndjeshëm nga rritja e vdekjeve që është regjistruar në periudhën pas pandemisë dhe efektet në dëme janë ndier sidomos gjatë këtij viti. Por, nga ana tjetër, ato kanë rritur edhe shpenzimet e marrjes në sigurim, që prekën vlerën e 335 milionë lekëve, 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shpenzimet e marrjes në sigurim konsistojnë kryesisht në komisione për shitjen e produkteve të sigurimit. Në tregun shqiptar, ato prekin nivele shumë të larta dhe shpesh kompanitë shpenzojnë më shumë për komisione, sesa për dëme, siç edhe ka ndodhur me kompanitë e sigurimit të jetës.

The largest market segment, that of non-life insurance, this year is showing a better performance. Net profit reached ALL 1.07 billion, with an increase of 3.1% compared to the same period a year earlier. Even in this segment, gross written premiums, which constitute the main income base of insurers, have increased by 17.5% compared to a year ago. But even in the non-life market they are paying more damages in net worth. Their total value reached ALL 3.45 billion, 29% more compared to the same period last year.

Megjithëse në terma bruto këtë vit rezultojnë të paguara më pak dëme, diferencën e ka bërë kryesisht rënia e pjesës së paguar nga risiguruesit në totalin e dëmeve. Vitin e kaluar, pjesa më e madhe e dëmeve në tregun e sigurimit të jo-jetës lidheshin me tërmetin e nëntorit 2019. Duke qenë se sigurimi i katastrofave është një përgjegjësi që në pjesën më të madhe i transferohet risiguruesve, shumica e dëmeve nga kjo ngjarje u pagua prej tyre. Këtë vit, struktura e dëmeve i është kthyer normalitetit dhe dominohet sidomos nga sigurimet e detyrueshme motorike. Kjo ka bërë që dëmet neto të paguara nga kompanitë e sigurimieve të rriten.

Faktor tjetër është edhe në këtë rast rritja e shpenzimeve të marrjes në sigurim, që për 9-mujorin kishin vlerën e 3.88 miliardë lekëve, 19% më shumë se një vit më parë. Vlera e tyre është në nivele më të larta krahasuar me dëmet e paguara neto, duke u bërë një faktor me rëndësi përcaktuese në rënien e fitimeve të tregut. Duke filluar nga 1 janari i këtij viti, AMF ka vendosur një komision tavan prej 20% për sigurimet e detyrueshme motorike, që janë edhe produkti me peshën kryesore në tregun e jo-jetës./Monitor

Latest news