Flash News

KRYESORE

Gjykata e Londrës dënon me 2 vite burg trafikantin shqiptar të drogës

Gjykata e Londrës dënon me 2 vite burg trafikantin shqiptar të

Gjykata në Londër ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg 23-vjecarin shqiptar Erjon Bajraktari, për trafikim droge dhe posedim të dokumenteve false. Ashtu siç raportojnë mediat vendase, Bajraktari u arrestua mbrëmjen e 3 dhjetorit të 2016, pasi kaloi me semafor të kuq në Bishopsgate.

Pasi u ndalua nga policia ai iu dha atyre një kartë false me identitet lituanez, me emrin Oliver Markus. Menjëherë policia ngriti dyshimet nga cilësia e dobët e kartës së identitetit si dhe pamundësisë së 23-vjecarit për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Kjo përforcoi më tej dyshimet e policisë e cila urdhëroi kontrollin e mjetit të shqiptarit ku u gjetën 13 doza kokainë nga qentë anti-drogë. Policia sekuestroi gjithashtu 1 mijë paund dhe një telefon iphone.

Të fundit