Flash News

KRYESORE

Heqja e TV Klan, Fuga bashkohet me shqiptarët: Digitalb, na kthe paratë

Akademiku Artan Fuga nuk e ka pritur mirë largimin e TV Klan nga paketa Digitalb për shkak të disa mosmarrëveshjeve midis dy kompanive. Në një postim në Facebook, ai i kërkon Digitalb-it, t’i kthejë paratë e blerjes vjetore të kartës të paketës.

“Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato TV propagandistike që të sjellin zorrët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizmit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero!”, shkruan Fuga.

Kritika ka edhe për heshtjen e AMA-s (Autoriteti i mediat televizive), që deri tani nuk ka dalë me asnjë reagim për këtë çështje, që ka prekur rreth 200 mijë shqiptarë në mbarë trevat dhe në diasporë.

Qëndrimi i plotë:

Nuk më del më tv Klan në paketën e Dixhitalbit!

A di gjë njeri?

Ju del juve?

Më del një ekran i zi!

Mundësitë që më shkojnë ndërmend mua :

- Më është prish televizori

- Më është prishur aparati i marrjes së sinjalit dixhital

- Më është prishur telekomanda

- Një dorë e keqe më ka bllokuar në antenë kanalin përkatës, do të filloj të hetoj midis komshive se kush është ngjitur në tarracë ditët e fundit

- Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga ndërmarrja???

- Dixhitalbi ka vendosur t'a bllokojë tv Klan të merret nga unë

- Tv Klan më ka ekzorcizuar, pra më ka përjashtuar si pjesë e audiencës

Në qofshin këto dy të fundit unë dua lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht sepse e doja edhe për tv Klan sepse më pëlqen ta shoh njësoj sikurse shoh edhe tv e tjera!

Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato TV propagandistike që të sjellin zorrët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizmit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero!

Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë!

Apo varja!

Aman më thoni se në qoftë halli im t'a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!

Të fundit