Flash News

KRYESORE

Hysaj xhiro me Lamborghini në Shkodër, policia në ‘vëzhgim’ të mjetit

Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj është fotografuar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku ka rënë në sy parkimi i gabuar i makinës së tij super luksoze ‘Lamborghini’.

Në videon që qarkullon në rrjetet sociale, duken policët të cilët po vëzhgojnë mjetin luksoz, po nuk dihet nëse kanë qenë aty për ndonjë shkelje të Hysajt për sinjalistikën rrugore, apo për diçka tjetër.

Futbollisti shkodran, është kthyer në Shqipëri për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë, e cila do të luhet të hënën që vjen në “Elbasan Arena”.

Të fundit