Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

■ Përfundon faza e 3-të e përzgjedhjes së kandidaturave në PD. Në këtë fazë të “filtrimit”, Komisioni i Vlerësimit ka përzgjedhur 315 persona, nga 498 kandidatë për deputetë dhe kryetar bashkie, duke skualifikuar kështu 183 emra në listë. 

■ Miratohet me 111 vota 'pro' projekt-rezoluta për kufizim të Anti-Semitizmit, Ruçi: Vendimi i sotëm, rezultat logjik i historisë; Të pranishëm, si vëzhgues në Parlament, gjatë miratimit kanë qenë edhe ambasadorja e SHBA, i BE-së dhe Izraelit, të cilët kanë mirëpritur vendimin e ligjvënësve.

■ “SPAK-u të bëjë detyrën!” Basha thirrje Krajës: Ndëshkoni politikanët e korruptuar! Keni mbrojtjen e SHBA-së

Të lidhura: "PD, e mbledhur në formë malesh me plehra", Basha 'shuplakë' Ramës për inceneratorët: Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë

"Habitem si s'e kupton...", Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Je mes gropës së Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës

 ■ "S'e kemi të vështirë t'ju sulim policinë!", Rama paralajmëron pronarët e bareve dhe restoranteve: Respektoni protokollin! S’është lojë për t’i vënë çip çunave të Laçit

■ Këtë të shtunë do të mbyllet ish- sheshi  ‘Shqiponja’. Mësohet se, shkak për mbylljen e tij janë bërë punimet për projektin e ri që po kryhen në këtë zonë. Ndërkohë, qarkullimit do të devijoi në rrugët alternative për të hyrë e dalë nga Tirana.

■ “Peshqit e mëdhenj”, deklarata e fortë e ambasadores së SHBA, Yuri Kim thotë se njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri: Kjo kohë po i afrohet fundit.

■ Sekretarit i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo ka konfirmuar se do të jetë pjesëmarrës i Forumit të Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020.

■ Politiko.al zbardh debatin në parlamentin holandez mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për letrën e Blok, ç’thuhet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

■ Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar vendimin e dy shteteve fqinje për zgjidhjen e çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë:Mënyra se si shtetet e përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet

■ Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka sqaruar se si do të zhvillohet mësimi gjatë vitit të ri akademik të ndikuar nga pandemia covid-19. Hoxha tha për mediat se mësimi mund të bëhet i alternuar në kombinim mes platformës online dhe në auditore.

■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar tre humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 1405 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 302 raste. Gjithashtu raporton se 54 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Sipas MSH, në dy spitalet covid po trajtohen 258 pacientë.  

■ Është rënduar gjendja e naftëtareve, të cilat prej tetë ditësh kanë hyrë në grevë urie. Një prej tyre ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Sakaq edhe katër të tjera janë në gjendje të rëndë.

■ Mediat izraelite kanë shkruar për “Projekt rezolutën e anti-semitizimit dhe përkujtimin e Holokaustit”, të cilën parlamenti ynë e miratoi me 111 vota pro dhe asnjë kundër.  “Jerusalem Post” shkruan se Shqipëria është një nga vendet e para me shumicë myslimane që e ka miratuar këtë rezolutë.

■ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhur me të dhënat e bëra publike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, raport i cili e rendit Shqipërinë të fundit në Europë për investimit ndaj COVID-19. Në një konferencë për mediat, Basha i cilësoi si anemike dy paketat ekonomike nga qeveria për krizën e pandemisë.

■ Teksa ndodhen në ditën e 8-të të grevës së urisë në Ballsh, gratë naftëtare i janë drejtuar kryeministrit Rama me një kërkesë për ngritjen e një grupi negociator për të zgjidhur problemin e tyre me pagat. Ato shprehen se kanë besim te kryeministri për zgjidhjen e situatës dhe se e vetmja gjë që u intereson janë rrogat e fituara me gjyq.

 

Të fundit