Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Dokumenti/ Koalicioni parazgjedhor, zbardhen pikat e marrëveshjes së firmosur nga Basha me aleatët 

■ Me kandidatë të përbashkët në dy qarqe, si do funksionojë skenari PD-LSI në 25 prill-e shpjeguar

■ Qendra për Aviacionin analizon koncesionarin e ri të Rinasit: Kastrati do ndihmojë kalimin e aeroportit në kontrollin e qeverisë 

Ballkani Perëndimor nga 1 korriku pa roaming, Majlinda Bregu: I njëjti shërbim 4 herë më i shtrenjtë se qytetarët e BE

■ Arrestohet sërish "i forti i Myslym Shyrit", Gjergj Cukali, dyshohet si porositësi i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës, prangosen dhe dy vëllezër

■ Basha ka arritur pas disa orësh negociatash marrëveshjen me kreun e PDK-së, Nard Ndokën për të qenë pjesë e koalicionit opozitar "Aleanca për Ndryshim". Ndoka mbajti për disa orë pezull marrëveshjen pasi gjykonte se nuk ishte i sigurt që mund të siguronte mandatin në pozicionin e propozuar nga Basha në listën e Qarkut të Shkodrës.

■ Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Aleatët në selinë blu, firmosin marrëveshjen me Bashën. Detaje të reja nga marrëveshja. Si do të listohen kandidatët e partive të vogla, PD-LSI me një listë në dy qarqe. 

■ Nga ulja e çmimit te bashkimi i tregut me Kosovën, PD prezanton programin për energjinë. Sipas Bashës, ky plan do të realizohet duke rregulluar klimën e biznesit në vend dhe përmes instrumentave ligjore të qarta.

■ Që prej fundjavës një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore është ngjitur në Europë dhe pritet të zbresë në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Këto masa ajrore do të ndikojnë në rritjen e temperaturave në vendin tonë.

■ Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se BE do të nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas plotësimit të reformave nga këto dy shtete.

■ Parlamenti Europian thirrje 5 shteteve të BE-së: Njihni pavarësinë e Kosovës, është e pakthyeshme.

■ Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, pasi e ka konsideruar si shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës.

■ Tonin Uldedaj është mandatuar ditën e sotme si koordinator i BD në qarqet Shkodër dhe Lezhë për zgjedhjet e 25 prillit. Uldedaj ka qenë administratori i njësisë Shëngjin në Bashkinë e Lezhës, dhe është vëllai i Gjok Uldedajt, ish-deputet i PD në Shkoder.

Të fundit