Flash News

KRYESORE

Mourinho bën show në konferencë: Po nuk besove, dil jashtë!

Mourinho bën show në konferencë: Po nuk besove, dil jashtë!

Jose Mourinho nuk u duk aspak nën presion sot, në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Liverpool. Tottenham duhet të ndeshet me skuadrën më perfekte të Premier League, por tekniku portugez beson.

“E dimë situatën, e dimë sa të mirë janë ata. Them se në këtë sallë vetëm unë dhe ky djalë këtu (shefi i departamentit të komunikimit) besojmë se mund të fitojmë. Ndoshta vetëm ne të dy, por duhet të besojmë. Nëse nuk beson, dil jashtë!”, deklaroi "The Special One".

Të gjithë gazetarët qeshën pas këtyre fjalive. Ka pak trajnerë në botë që dinë të bëjnë shaka me stil si Mou. Sigurisht, e ka një rival për këtë, ashtu si edhe në fushë nesër: Jurgen Klopp.

Të fundit