
Flash News
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbetet i lartë numri i jetëve të humbura, viktimat nga mosha 22-87 vjeç; 777 raste të reja me Covid-19
Mitet mediatike të Najadës dhe Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës
E shtruar prej një muaji në Infektiv, ndërron jetë nga Covid-19 studentja 22-vjeçare

Alfred Lela
Tom Doshi dhe Altina Xhoxhaj nuk ngjajnë me njëri-tjetrën. I pari është një biznesmen kontroversial, i futur në politikë nëpërmjet libertinazhit ‘asgjë nuk është e palejuar’ të Fatos Nanos, dhe i mbetur aty si përllogaritje pragmatike e Edi Ramës.
Profili i tij, diku mes guximtarit në biznes dhe rishtarit në politikë, megjithatë, është bërë dominues në dekadën e fundit. Ai përfaqëson oreksin e disa biznesmenëve shqiptarë për të kaluar nëpër rrugët e Joseph Kennedy-t, të atit të presidentit amerikan, JFK, i cili nga kontrabandist pijesh i kohës së Prohibicionit u bë Ambasador i ShBA-ve në Angli dhe patriarku i një prej familjeve më të fuqishme të Amerikës.
Paradoksalisht, në rrugë e sipër për te legjitimiteti politik, Tom Doshi është ndeshur me amerikanët. Jo të njëjtët, por pasardhësit e asaj trashëgimie politike e shoqërore që ka prodhuar Joseph Kennedy-n dhe legjitimitetin e tij politik. Por, kjo nuk ka rëndësi, sepse nuk jemi më në epokën e Peaky Blinders, apo jo?
Altina Xhoxhaj, ish-gjykatëse e lartë e Republikës, kërkon gjithashtu legjitimimin e vetes dhe ish-sistemit nëpërmjet deligjitimimit të një sistemi të ri, ngritur si kombinim i vullnetit ndërkombëtar dhe nevojave politike. Ajo pat paraqitur një ankesë në Strasburg, në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut, por u rrëzua.
Të dy, Doshi dhe Xhoxhaj, janë me një këmbë në të shkuarën dhe me një dorë që kacavirret në rrënjët e një sistemi të ri që rreket të ngrihet ndërkohë në Shqipëri. Statusi dhe paratë nuk u mjaftojnë për ta blerë shndërrimin. Ata kanë mësuar se sistemet që i prodhuan nuk janë të përjetshme.
Si në këngën e Bob Dylan-it “mund të jetë Zoti a dreqi, por të duhet t’i shërbesh dikujt”.
Në këtë rast, shërbimet e së shkuarës kthehen për të penguar ato të së ardhmes.
Ditari politik









Të fundit


Veliaj: Kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër
7 Mars 2021, 21:40





Surprizë në Superiore, Skënderbeu i mohon kreun Partizanit
7 Mars 2021, 18:48


Miley Cyrus ka pësuar krizë identiteti kur luante "Hannah Montana"
7 Mars 2021, 17:31

Covid-19/ Italia po planifikon ashpërsimin e masave
7 Mars 2021, 16:47
Mbërrijnë 3 mijë vaksina ruse në Maqedoninë e Veriut
7 Mars 2021, 16:15
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
7 Mars 2021, 15:43


Basha rikthen Eduard Halimin, emërohet koordinator politik i PD
7 Mars 2021, 13:56
Izraeli “rikthehet” në jetë, bllokimet anti-Covid thuajse kanë mbaruar
7 Mars 2021, 13:39


Festa e 7-Marsit, politika shqiptare uron “Ditën e mësuesit”
7 Mars 2021, 11:47
Tërmeti i fuqishëm në Greqi, shënohet viktima e parë
7 Mars 2021, 11:35