Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Parathënia që ‘First Lady’ Linda Rama i kishte ujdisur përkthimit shqip të autobiografisë së Kamala Harris-it, dhe ideja për ta promovur librin në ditët fill pas shpalljes së pritshme të saj si President/e e 47-të e Amerikës, ishte vetëm njëra prej stolive që ‘Komisioni socialist i festës’ kishte përgatitur në Tiranë.
Një shtab elektoralo-mediatik, nën drejtimin e n/kryetares së Bashkisë, Romina Kuko, ishte ngritur në Partinë Socialiste natën e 5 nëntorit për të pritur me triumfalizëm, shampanjë dhe fishekzjarre zgjedhjen e se preferuarës së socialistëve të Ramës. Në një lidhje direkte të Kukos me emsionin “Open”, përkujdesja e saj për të mos e shprehur hapur mbështetjen për Harris (në rast të çdo eventualiteti), përzihej me dy detaje interesante. Kuko e pranoi se shtabi socialist merrte të dhëna në kohë reale nga shtabi i zv/Presidentes Harris ndërsa në shpinë të saj lëviznin të rinj që, gjatë kohës që ajo fliste konsumonin pije ose ushqime.
Ishte mjedisi i një feste që nuk përfundoi si e tillë. Diku në orët e para të mëngjesit, ashtu siç mbështetësit e Harris ikën të trishtuar nga Howard University në DC, edhe mbështetësit e saj në Tiranë lanë ‘shtabin e festës’.
Socialistët, pavarësisht idesë plot me iluzione se Rama “e ka rregulluar me Trump se do t’i japë Sazanin”, nuk e durojnë dot Presidentin Republikan. Ata do të donin, dhe po prisnin, që të zgjidhej Kamala Harris. Jo se e njohin atë, apo se ia çmojnë politikat dhe prirjet për Shqipërinë apo rajonin, por se ishin të sigurt për lidhjet e forta të mikut të shefit të tyre Rama, Alex Soros me Kamalën dhe kampin demokrat. Sidomos pas martesës së Soros Jr. me Huma Abedin, një stratege dhe këshilltare e kahershme e elitës demokrate në Amerikë.
Për të kuptuar se socialistët i humbën shpresat dhe i ulën armët e ‘shtabit të festës’ në Tiranë, mjafton të dini se Romina Kuko refuzoi të lidhej sërish me emisonin “Open” të mërkurën në mbrëmje kur presidenca Trump ishte një fakt i certifikuar.
Me siguri, porosia nga ‘qendra’ ka qenë: nëse nuk gëzojmë dot për Harris, nuk na lejohet as të shprehim mërzinë për Trump.
Në këtë kuptim, kapitulli i socialistëve me Shtëpinë e Bardhë dhe favoret ekstra-institucionale duke përdorur dorën e Alex Soros në derën e 1600 Pennsylvania Avenue, duket i mbyllur. Derikur dhe nëse do të gjendet një sekser tjetër, socialistët duhet të mjaftohen vetëm me ëndrrën e ishullit të Sazanit që kalon nga firma e Ramës.
Nëse një kapitull është mbyllur, është hapur një tjetër. Për Partinë Demokratike. E mbijetuar pas një përpjekje të përqendruar trans-nacionale, partia më e madhe e opozitës po përjeton një lehtësim të ligjshëm pas rezultatit spektakolar të Trump.
Emërimet e Presidentit të zgjedhur, të paktën në fazën e parë, i japin të drejtë. Lee Zeldin, ish-kongresmeni aq i zëshëm në komisionet e Kongresit për non grata-n e Sali Berishës, disa herë i pat kërkuar Sekretarit Blinken llogari dhe fakte për dizajnimin e ish-kryeministrit shqiptar. Trump e zgjodhi që në ditët e para si shef të EPA-Agjencisë së Mbrotjes së Mjedisit, pozicion në rangun e një Sekretari (ministri) duke patur parasysh vëmendjen që merr mjedisi, sidomos në rrafshin e përplasjes mes të majtës dhe të djathtës për naftën, energjinë e rinovueshme, makinat elektrike apo konvencionale, shpimet në Alaskë, ngrohjen globale etj.
Edhe zgjedhja e pritshme e Sekretarit të Shtetit, zëvendësuesit të Blinken, që zyrtarisht parashikohet se do t’i shkojë Marko Rubios, por në prapaskenë po lobohet edhe për Ric Grenell, në çdo rast është një emërim që favorizon opozitën e djathtë. Rubio është pasardhës i kubanëve të larguar nga terrori komunist i Kastros dhe, rrjedhimisht me një vesh më të ndjeshëm për retorikën anti-komuniste. Narrativa e Grenell është tashmë e qartë në Tiranë: sikur asgjë tjetër ai e ka thënë publikisht se gjatë punë së tij si shef i shërbimeve inteligjente amerikane ai nuk ka parë asnjë provë dëmtuese për Sali Berishën.
Edhe përzgjedhjet e tjera, si ajo e Stephen Miller, shef kabineti për politikat, një skifteri të kauzave anti-liberale, dhe sidomos Elon Musk, flasin për një prirje të qartë të administratës Trump. Miliarderi Musk mund të konsiderohet, bashkë me Viktor Orban në Hungari dhe Sali Berishën në Shqipëri si një nga tre njerëzit kryesorë të retorikës anti-Soros në botë.
Mund të thuhet me siguri se Shtëpia e Bardhë e katër vieteve të ardhshme është qartësisht anti-Soros.
Ky konfiguracion i ri politik në Washington thotë shumë teorikisht. Praktikisht, e çliron Berishën dhe PD nga të luftuarit në ‘frontin perëndimor’. ‘Armiqtë’ amerikanë kanë humbur dhe non grata shndërrohet sakaq nga një certifikatë me shtysa ideologjike dhe politike, në një vendim që mund të shfuqizohet me mjete të procedurës, pra një burokraci.
Sepse, duhet thënë, nëse i heq mantelin politik, non grata e Sali Berishës bie bashkë me Blinkenin si Sekretar Shteti dhe forcën e Soros në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo dijeni i lejon Partisë Demokratike që, nga sot e deri në zgjedhjet e ardhshme e në vijim, të dalë nga pozicioni mbrojtës e të luajë në sulm.
Nuk është pak.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38