
Flash News
Foto/ Sherr në një qendër numërimi në Kukës, policia tenton të ndalojë të riu
PD kryeson në Njësinë 2 në Tiranë
Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat
Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës
Dalin shifrat nga KQZ: 42.16% e shqiptarëve brenda vendit votuan në zgjedhjet parlamentare
Përmbyllet dita e dytë e 'Tirana Lexon 2018', nesër pritet Kuarteti i Leximit
Duke synuar zbulimin e rolit të letërsisë në fushën e ballafaqimit me të shkuarën, aktiviteti i ditës së dytë të “Ditëve të Kujtesës” u vendos në ambientet e “Europe House”. Autorët e ftuar nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) Karsten Dümmel dhe Albert P. Nikolla treguan të tjera aspekte të komunizmit, kjo përmes pasazheve të veprave të tyre dhe po kështu përmes pyetje-përgjigjeve me të pranishmit në sallë.
Ashtu sikurse pritej, interesi ishte i madh. Ish-të përndjekur, zyrtarë të përfaqësisë diplomatike, historianë dhe plot të rinj të shkollave të Tiranës ndoqën me mjaft vëmendje këndvështrimet e dy të ftuarve rreth shkatërrimit të identitetit njerëzor nga sistemet diktatoriale dhe pasojat që ndeshen në ditët e sotme në shoqëritë respektive, Gjermani apo dhe Shqipëri.
Tema e aktivitetit u përqendrua te “Identiteti dhe kujtesa”. Për këtë pjesë Godole tha në fjalën e saj përshëndetëse se “identiteti krijohet në një proces autobiografik, ku ndërthuren kujtimet dhe rrëfimet që kanë shoqëruar jetën tonë”. Ajo tha se “çdo përpjekje për t’u dhënë kujtimeve formë është pjesë e pandalshme e këtij procesi”. Ndërsa përfaqësuesi i Europa House, Erol Akdag, në fjalën e tij përshëndetëse u u shpreh se populli dhe politikanët e një vendi duhet të kenë vullnet të përbashkët për ballafaqimin me të shkuarën.
Nën moderimin e Drejtoreshës së IDMC Jonila Godole, u theksua fort rëndësia e letërsisë në përçimin e përvojave njerëzore. Autori gjerman Karsten Dümmel, i cili gjatë periudhës komuniste në Gjermaninë Lindore u përndoq dhe u burgos për shkak të natyrës së tij kritike me sistemin, tregoi për përjetimet e survejimit të përhershëm të Stasit. Përmes romanit “Strohblumenzeit” (Koha e luleve prej kashte), pjesë nga i cili u lexuan në sallë, Dümmel tregoi përmes historisë së lidhjes së dy të rinjve, pak a shumë atë çka gjermano-lindorët kalojnë rreth 50 vite nën regjimin diktatorial.
Interesante për të pranishmit ishte fakti se në këtë aktivitet u tregua se gjatë përndjekjes së tij Dümmel kishte kërkuar të dilte jashtë Gjermanisë Lindore plot 56 herë deri sa në vitin 1988 “u ble” nga Republika Federale. Dümmel tregoi se për këtë proces ishte e nevojshme ndërhryja nga jashtë, sepse “mund t’i drejtoheshe gjithkujt me letra, por ishte e vështirë të të mundësohej kjo gjë”. Ai theksoi gjithashtu se sikurse shqiptarët e thjeshtë edhe ai e kishte pasur të pamundur lëvizjen duke thënë se në përgjithësi “ata që lëviznin jashtë kishin lidhje politike ose ishin të Stasit”.
Në diskutimin tjetër antropologu Albert Nikolla tregoi për librin e tij “Njeriu i ri shqiptar”. Nikolla foli gjerësisht për aspektet që e formonin njeriun e periudhës së diktaturës. Ai tha se i ashtuquajturi “njeri i ri” duhej të ishte besnik ndaj Partisë dhe të jepte jetën për të, nuk duhej të ishte indiferent, por të spiunonte, të shpifte, të trillonte dhe të ishte agresiv ndaj “njeriut të vjetër”. Duke u lexuar pasazhe nga libri, Nikolla theksoi se përmes krijimit të “njeriut të ri” komunistët arritën që të zhduknin elitat dhe në ditët e sotme të mundnin të trashëgonin një tipar sikurse është “ndjesia e mosbesimit dhe e frikës”.
Karsten Dümmel i shtoi kësaj pjese se “njeriu i ri” në Gjermaninë Lindore ishte gjithashtu me frikën dhe terrorin, atë terror “që i duhej pushtetit për të mbajtur pushtetin”. “Korea e Veriut… Gjermania Lindore… Shqipëria gjithashtu… kanë gjera të perbashkëta për sa i përket historisë diktatoriale, janë vende ku njerëzit janë marrë peng, jane skllaveruar për Partinë!” – tha më tej Dümmel në fund të një diskutimi që lindi edhe me të pranishmit në sallë.
Nën kujdesin e IDMC, Tirana lexoi sot edhe në gjimnazin "Isa Boletini' në Vorë. Autori dhe kritiku letrar Agim Baci zhvilloi një takim të hapur me nxënësit e këtij gjimnazi të cilët e pritën me entuziazëm dhe kuriozitet duke i drejtuar atij pyetje të shumta rreth librit “Letër Dylqinjës”. Baçi përpara nxënësve tregoi se për këtë libër i janë dashur 8 vite punë, dhe se libri në formën e letërkëmbimeve fillon pikërisht me tre letra për Don Kishotin si një ndër të preferuarit e tij. ‘Kjo formë letrare është mënyra më e mirë për t’ju dhënë përgjigje të gjitha pikëpytjeve rreth shkrimtarëve, autorëve apo heronjve që lënë gjurmë tek ne.’ -tha Baçi. Ai këshilloi të rinjtë ta shohin letërsisë dhe librin si mënyrën më të mirë për të njohur veten e tyre në radhë të parë, dhe më pas si një ndihmëse mjaft të madhe në vendosjen e marrëdhenieve të njeriut me familjen, tjetrin, shoqërinë. ‘Rruga drejt dashurisë kalon drejt vetes sonë. Asnjë se njohim mirë pa njohur më parë vetveten. Dhe këtë e bën të mundur libri’ - shtoi ai.
#TiranaLexon2018 ju fton sërisht nesër, më 24 Tetor, në Sallën Franceze të Leximit, në Biblotekën Kombëtare, në orën 10:00 -12:00, ku do të mbahet Kuarteti i Leximit, me kontributin e ekspertëve Jonila Godole (moderatore), Agim Baçi, Ledia Dushi dhe Beti Njuma.
Ky kuartet do të diskutojë rreth 4 veprave nga këta 4 autorë të njohur : “Kohë e pamjaftueshme” nga Helena Kadare, “Valsi i lumturisë”nga Ylljet Aliçka, “A është vallë njeri?”nga Primo Levi, dhe “Më kujtohet” nga Ylli Demneri. Më pas, në orën 15:00 –17:00 Tirana Lexon do të zhvendoset në shkollën e mesme “Ismail Qemali’ ku do të zhvillohen lexime dhe diskutime me autorët Gëzim Peshkëpia dhe Saimir Muzhaka, nën moderimin e Teuta Berisha.
Të fundit



PD kryeson në Njësinë 2 në Tiranë
12 Maj 2025, 00:56


Hapet kutia e parë në Skrapar, kryeson PD
12 Maj 2025, 00:29
Nis numërimi i votave në Mirditë
12 Maj 2025, 00:25
Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat
12 Maj 2025, 00:18
Noka akuza Ballës: Thasët e tij do të veçohen! Do monitoroj çdo votë
12 Maj 2025, 00:01
Gazetari: Patronazhistët që merrnin votues dhe i çonin të votonin
11 Maj 2025, 23:49


Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës
11 Maj 2025, 23:22



Numërohen 3 kutitë e para në Pustec, si paraqitet rezultati
11 Maj 2025, 22:53

Helena, si vegël e Ramës për të sulmuar KQZ-në
11 Maj 2025, 22:31
Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
11 Maj 2025, 22:21
Shqipëria është vend shumë i çuditshëm
11 Maj 2025, 22:11


Meta: Narkoshteti po jep shpirt, s’mund të ndalë fitoren e popullit
11 Maj 2025, 21:41


Nis numërimi i votave në Pustec, përfshihen edhe votat e diasporës
11 Maj 2025, 21:11

Tensioni në strehën e patronazhistëve, policia shoqëron 3 persona
11 Maj 2025, 20:56
Berisha akuza PS: Pas “Petro Ninit” zyrë ilegale dhe në Astir
11 Maj 2025, 20:56


Patronazhistët ikën me vrap, Braçe del nga “ngujimi”: Janë shokët e mi
11 Maj 2025, 20:28
Numërohet kutia e parë e votimit në Vorë, PD udhëheq në Domje
11 Maj 2025, 20:22


Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit
11 Maj 2025, 19:49
Dibra rekord pjesëmarrje në zgjedhje, Vlora më pak e interesuara
11 Maj 2025, 19:43


Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap
11 Maj 2025, 19:28

Zyra e patronazhistëve në Tiranë, ndërhyn policia
11 Maj 2025, 19:18
Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit
11 Maj 2025, 19:05

Zgjedhjet 2025: Ligji për një palë, toleranca për tjetrën
11 Maj 2025, 18:46

Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë
11 Maj 2025, 18:22

Bozdo: Dilni votoni, vullneti juaj do të jetë i pandryshueshëm!
11 Maj 2025, 18:00
Një këshillë për banditët e qeverisë
11 Maj 2025, 17:52
Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur pranë fshatit Pirg
11 Maj 2025, 17:50
Prokuroria quan 'të fortët' e PS 'qytetarë dhe procedon politikanin e PD
11 Maj 2025, 17:43

Fotografoi votën, arrestohet një person tjetër në Qarkun e Elbasanit
11 Maj 2025, 17:27







Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
11 Maj 2025, 16:42
Vëllai i kandidates së PS në Belsh intimidon votuesit
11 Maj 2025, 16:24

Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
11 Maj 2025, 16:15

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia
11 Maj 2025, 16:03
Zgjedhjet 2025/ Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:59
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
11 Maj 2025, 15:56
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
11 Maj 2025, 15:37
Zgjedhjet 2025/ Sa ishte pjesëmarrja e votimeve deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:32


Celibashi: Fotografimi i votës ndëshkohet me 3 vjet burg
11 Maj 2025, 15:13
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
11 Maj 2025, 14:59






Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës
11 Maj 2025, 14:11

Ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd, një person fotografoi votën
11 Maj 2025, 13:54

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë
11 Maj 2025, 13:47


Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës
11 Maj 2025, 13:26
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
11 Maj 2025, 13:00





E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
11 Maj 2025, 12:15

