Flash News

POLITIKOFF

A është seriali "The Crown" i saktë historikisht?

A është seriali "The Crown" i saktë historikisht?

Faktet dhe trillimet mjegullohen në mënyrë mbretërore në serialin fitues të çmimit Emmy-t që sot ka publikuar sezonin e pestë në Netflix.

Ardhja e sezonit të pestë të The Crown nuk mund të vinte në një kohë më të diskutueshme. Menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe ngjitjes në fron të djalit të saj Charles, Netflix është akuzuar se ka shfaqur para njerëzve një shfaqje që nuk është vetëm e pandjeshme ndaj saktësisë historike, por edhe dëmton reputacionin e monarkisë. Por a duhet që shikuesit ta mendojnë serialin si një vepër faktike? Për t`i rënë shkurt: jo.

A është seriali "The Crown" i saktë historikisht?

Megjithëse "The Crown" bazohet qartë në ngjarje reale që përfshijnë monarkinë - veçanërisht skandalet dhe thashethemet e ndryshme që kanë përfshirë familjen mbretërore ndër vite, nga martesa e diskutueshme e Princit Charles dhe Princeshës Diana deri te pabesia e pretenduar e Princit Philip - njerëzit që qëndrojnë pas shfaqjes që ka fituar dhe çmimin Emmy , e kanë bërë të qartë se është edhe një vepër "fiction" (pra ka disa ngjarje që nuk janë të vërteta).

Të fundit