Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█Megaoperacion Shqipëri-Itali/ Kapen 3.5 ton drogë me vlerë 40 mln euro, 37 persona në pranga, dhjetë prej të cilëve janë shqiptarë. Kreu i SPAK, Arben Kraja në komunikim me anti-mafian italiane: Hetim zyrtarëve shqiptarë që i favorizuan.

█U nda nga jeta mjeku hematolog në QSUT, Arjan Pushi. Pushi është mjeku i parë në Shqipëri që vdes prej COVID-19.

█3 viktima dhe 69 raste të reja në 24 orë, për herë të parë mbi një mijë persona aktivë me covid-19 në Shqipëri, nga sot 4 vatra të “nxehta”.

█Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale ka emëruar gazetarin me përvojë Elez Biberaj si drejtor të Zërit të Amerikës. Biberaj, një shqiptaro-amerikan ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006.

█Hashim Thaçi/ “Mallkimi” që përndoqi “gjarprin” në karrierën politike pas uniformës së UÇK-së: Nuk arriti të çojë deri në fund asnjë mandat

█Akademia e Shkencave zgjerohet me 10 anëtarë të rinj, mes tyre edhe ish-deputetja e PS.

■Ministrja e Arsimit, Besa Shahini shpalli datën e zgjedhjeve në universitete, 30 korrikun.

█Ka përfunduar takimi dy-ditor i kryeministrit Rama në Prishtinë, i kryer për të treguar mbështetjen e Shqipërisë pas situatës së krijuar me akt-akuzën e Prokurorisë së Posaçme në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së. Rama vendosi të hedhë pas krahëve mosmarrëveshjet me ish-kryeministrin Haradinaj, duke thënë se do të tërheq padinë ndaj tij për “shpifje”.

█Kuvendi ka zbardhur kalendarin e punimeve të Komisionit të Ligjeve për propozimin e opozitës parlamentare për ndryshim sistemi dhe ndalim të koalicioneve. Propozimi i deputetëve do të diskutohet një muaj rresht dhe më 30 korrik shkon në Kuvend për shqyrtim.

 

Të fundit