Flash News

KRYESORE

Megaoperacioni ku u kapën 40 mln euro drogë, 10 nga 37 të arrestuarit janë shqiptarë; sekuestrohet edhe një gomone në Vlorë

Një megaoperacion i Departamentit të Antimafias Italiane, Bari dhe i autoriteteve shqiptare ka vënë në pranga 37 persona të përfshirë në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Mësohet se, 10 prej këtyre personave ishin shtetas shqiptar. Ndërkaq, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një gomone në Triportin e Vlorës e cila i përkiste këtij grupi kriminal. Mjeti lundrues përdorej nga trafikantët për të dërguar drogë nga Shqipëria drejt Italisë apo anasjelltas.

Mediat italiane kanë zbardhur detajet e para të këtij operacioni, sipas së cilit janë sekuestruar 3.5 ton drogë të llojit, marijuanë, kokainë dhe hashash me vlerë mbi 40 milionë euro. Droga mësohet se do të ndahej në rreth 7 milionë doza.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni është sekuestruar pasuri me vlerë 4 milionë euro.

Operacioni i gjerë u zhvillua me ndihmën e Criminalpol, Zyrës Ndërlidhëse të Ndër-Forcave të Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si dhe me bashkëpunimin në Itali të Karabinierëve, Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe DIA të Foggia, Leçe, etj. Bolonja, Roma, Napoli dhe Catanzaro.

Të fundit