Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi/ “Mallkimi” që përndoqi “gjarprin” në karrierën politike pas uniformës së UÇK-së: Asnjë mandat s'e çoi deri në fund

Hashim Thaçi/ “Mallkimi” që përndoqi

Kur të gjithë prisnin dorëheqjen, Hashim Thaçi në qëndrimin e parë zyrtar (mbrëmjen e së hënës) deklaroi se këtë vendim do ta marrë vetëm nëse aktakuza kundër tij për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, konfirmohet.

Në fjalimin e tij 20-minutësh, presidenti hodhi poshtë akuzat, si dhe edhe kritikoi BE për drejtësi të njëanshme në favor të Serbisë.

Njoftimi i akuzave anuloi takimin që do të mbahej në Uashington më 27 qershor, i cili do të kishte rinisur negociatat midis Serbisë dhe Kosoves.

Por, nëse Thaçin e pret një dorëheqje e radhës, për politikanin e njohur nuk është hera e parë që nuk e përmbush të plotë mandatin si një përfaqësues i lartë zyrtar.

***

Hashim Thaçi, aktualisht presidenti i vendit, është emri më jetëgjatë që i ka rezistuar skenës politike në Kosovë.

I njohur me nofkën e luftës “Gjarpri”,  e nisi aktivitetin e tij politik si pjesëtar i një grupi ushtarak, teksa në vitet 1998-99 ishte Drejtor Politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Emri i tij u bë i njohur pasi mori pjesë në delegacionin e famshëm të bisedimeve të Rambujesë, si përfaqësues i UÇK-së.

Pas luftës, në vitin 1999, Thaçi themeloi dhe u bë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa nga periudhat 1999-2000 u zgjodh kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, kur ai humbi zgjedhjet lokale.

Duket se këtu nis edhe “mallkimi” që Thaçi të mos përmbushë deri në fund mandatet në postet e larta drejtuese.

Një vit më pas, PDK-ja e drejtuar nga ai humbi edhe në zgjedhjet nacionale dhe për 8 vjet qëndroi në opozitë.

Në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007, Partia Demokratike doli fituese dhe Thaci u zgjodh kryeministër, detyrë që e mori më 9 janar të vitit 2008. Qeveria e tij u rrëzua me mocion në Kuvend. Edhe në qeverinë pasardhëse do të emërohej sërish kryeministër, por edhe ajo u rrëzua me mocion.

Me 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Ai u zgjodh sërish kryeministër pas zgjedhjeve të vitit 2010, ndërsa pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2014, ai mori postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm.

Përpara se të bëhej president, ai ka shërbyer për disa kohë si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, pozita që edhe këto i la në gjysmë për postin e kreut të shtetit.

Të fundit