Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Politika shqiptare si rrallë herë është bërë bashkë, madje janë ulur edhe në një darkë festive.

Ata janë bashkuar në darkën e organizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës në rezidencën e SHBA, nga ambasadorja Yuri Kim.

Historiku i 4 korrikut/ Dje SHBA festoi 244-vjetorin e pavarësisë, ditën që gdhendi fjalët më të fuqishëm në historinë e Amerikës.  Yuri Kim:Ky vit nuk është si asnjë tjetër.

Kritike e ashpër e Bashës. PD “i hap” derën Topallit. Bardhi nga Shkodra: Zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

█Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron se pas ngritjes së aktakuzave për krime lufte, Beogradi bashkë me argatët shqipfolës po përgatiten për goditjen politike “nukleare” ndaj Kosovës.

Pas ‘përplasjeve’ me shtetin, rinis të hënën transporti urban në Tiranë, cilat janë masat që duhen zbatuar.

Vetëflijimi në emër të ringjalljes në Kombinat, policia dhe prokuroria nis hetimet për sektet fetare në Shqipëri.

Arjan Mezini, mjek në Sanatorium tha se situata në vend vijon të mbetet shqetësuese prej koronavirusit dhe rritjes së shifrave. Në një bisedë me Nisida Tufën ai u shpreh se duhet të kishte një strategji të qartë sesi do të bëhej hapja, por kjo nuk u duk gjëkundi.

Po ashtu mjeku shtoi se nevojitej  hapje e spitalit Covid 3.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia tha se situata me Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit dhe se qeveria nuk ka arritur ta menaxhojë si duhet dituatën.

Në një deklaratë për mediat ai i kërkoi kryeministrit Rama të mbajë përgjegjësi për të gjithë personat që kanë humbur jetën e tu përgjigjet shqiptarëve.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha se nëse maxhoranca nuk siguron dot votat për të kaluar në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor do të marrë parasysh kërkesën e opozitës paralamentare për listat e hapura në këmbim të votave të tyre.

Në një komunikim për mediat nga Vlora Gjiknuri arsyetoi se nevojitet një kompromis në të kundërt nuk ka ligj zgjedhor.

Të fundit