Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Speciale/ Këtu ka naftë!' Historia e 'arit të zi' shqiptar, nga italianët e Sazanit te 'Bankers' në Patos
Politiko.al
Në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës, që zhvilloi punimet në Stamboll, para disa ditësh, Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria mund të jetë fronti i ardhshëm i naftës, falë rezervave të mëdha nëntokësore, të pashfrytëzuara dhe pozicionit të saj strategjik mes Lindjes dhe Perëndimit. “Besoj vërtet se kemi çdo mundësi për t’a bërë këtë. Kemi një strategji të qartë, e ç’ka është më e rëndësishme, shumë rezerva gazi e nafte. Por, për të arritur këtë na duhet të punojmë së bashku”, deklaroi Rama.
Po ku e mbështet këtë pohim Kryeministri Rama? Sipas specialistëve të naftës, toka shqiptare është naftë-gazmbajtëse. Në krahasim me shtetet tjera europiane, sipas të rezervave të zbuluara, Shqipëria ka sasinë më të madhe të naftës për frymë të popullsisë. Rezervat e naftës në vend mendohet se janë rreth 400 milionë ton, prej këtyre janë nxjerrë rreth 45-50 milionë ton deri tani. Vendburimi i Patos- Marinzës konsiderohet një nga vendburimet më të mëdha të zbuluara në Europë.
Por, historia e shfrytëzimit të naftës në Shqipëri ka një kronikë jo më shumë se një shekullore. Edhe pse flitej për naftën që para shekullit XX, në formë legjendash apo si tregime fantastike, si zjarre shekullore, që janë shfaqur në Apoloninë e Fierit e në të gjithë Mallakastrën, puna e mirëfilltë shkencore ka nisur pas krijimit të shtetit të ri shqiptar, që në vitin 1913. Ishin italianët ata që regjistruan daljet e naftës në perëndim të Kuçovës, në Selenicë, në Patos dhe rreth vitit 1914, gjeologët e ushtrisë italiane që ishte stacionuar në Sazan, vunë re në det shenja nafte dhe duke i gjurmuar këto shenja, vunë re se ato vinin nga lumi i Shushicës, i cili kalon në Drashovicë. Natyrisht italianët, si të parët, si fqinjë dhe vend industrial me zhvillime të shpejta, janë treguar mjaft të interesuar për të, dhe në vitin 1914 vendosën të shpojnë pusin e parë, i cili u quajt Rexhina Maria, në nderim të mbretëreshës së Italisë me të njëjtin emër.
Pusi i parë është shpuar deri në rreth 200 metra dhe dha naftë shumë të mirë. Pas këtij rezultati italianët filluan të kenë një interes të jashtëzakonshëm, dhe nga viti 1924, në një kongres ndërkombëtar, u bënë të njohura shenjat e naftës në vendin tonë që ishin në Patos, Kuçovë dhe Drashovicë. Shqipëria, që ishte një vend i patrajtuar dhe i panjohur, u bë një vend me interesa shumë të mëdha për shkak të bindjeve për perspektivën e naftës. Në vitin 1925 kur u formua qeveria e Ahmet Zogut, qeveritë e shumë vendeve europiane, si ato angleze, italiane, franceze, kanë ardhur dhe kanë kërkuar koncesione, madje edhe iu është dhënë një sipërfaqe e konsiderueshme që nga Tepelena, Memaliaj e deri në Shkumbin, sipërfaqe në të cilën përfshiheshin edhe daljet sipërfaqësore të bitumeve. Janë të panumërta korrespodencat mes ambasadorëve tanë në vendet perëndimore dhe përfaqësuesve ligjorë të shtetit shqiptar, deri te Kryeministri e Mbreti Zog, të cilët interesoheshin për naftën shqiptare, për të pasur një dominim të tyre në Shqipëri.
Në vitet 1930-1932 italianët morën në dorë të gjitha kërkimet e naftës në Shqipëri dhe deri në çlirimin e vendit ata organizuan dhe drejtuan të gjitha kërkimet e naftës dhe hodhën bazat e zbulimeve.
Në 1927 filluan shpimet e para në Kuçovë, ku në 1934 erdhi një gjeolog botërisht i njohur, Stanislav Zuber, polak me origjinë, por ishte i angazhuar nga shoqëria italiane e naftës, A.I.P.A. Ai ka zbuluar Kuçovën, e cila filloi të prodhojë naftë, e cila transportohej në Itali. Deri në vjeshtën e vitit 1943, ky vend realizoi një prodhim maksimal të naftës deri në 200 000 ton. “Në vitin 1932 Konti Çiano vajti në Berat, për të vizituar puset naftëmbajtëse që atje ishin afër. U prit nga kryetari i shoqërisëe A.I.P.A., inxhinier Jakobini, si edhe nga punëtorët, në shumicë shqiptarë, që e brohoritën”, dëshmon Francesko Jakomoni në kujtimet e tij. Në vitin 1935 u ndërtua në Kuçovë i pari naftësjellës që e dërgonte naftën në Vlorë, në një largësi 74 km, me anë të një tubacioni 200 mm, me katër stacione ndërmjetëse. Po sipas Jakomonit, “në ditarin e tij Çiano shkruante më 5 shkurt 1939 se duhej nxituar për një veprim në Shqipëri dhe, në një mendje me Musolinin, thoshte se kjo kohë veprimi duhej vendosur në javën e Pashkëve, sepse nuk i duhej lënë kohë Qeverisë jugosllave që të forcohej në fushën politike, diplomatike dhe ushtarake. Ai ishte i vendosur që të vepronte sa më shpejt në Shqipëri, sepse kishte marrë vesh nga ambasadori ynë në Berlin se Gjermania kishte ndërmend të vinte duart në naftën shqiptare.”
Në prag të pushtimit fashist Tefik Mborja shkoi në Romë. Ai kishte qenë për një kohë të gjatë ministri i Shqipërisë në Romë gjatë regjimit të Zogut dhe kishte bërë marrëveshje me Konstanco Çianon, që atëherë ishte ministër i komunikacionit, për koncesionin e kërkimeve të naftës në Shqipëri. Marrëdhëniet e tij të përzemërta me familjen Çiano, ishin të frytshme edhe pse ai banonte në të njëjtën banesë me këtë familje, në Rrugën Savoja, ku e kishte selinë legata Shqiptare.
Në vitin 1943 italianët kishin shumë nevojë për naftë dhe u detyruan të ngrinin një uzinë përpunimi në Kuçovë dhe thuhet që plotësonin ato pak nevoja që kishin. Por, pas kapitullimit, kur ikën, italianët hodhën në erë gjithçka.
Pas çlirimit duhej ringritur i gjithë kantieri. Punimet janë drejtuar nga Zuberi, i cili qëndroi në Shqipëri, ka pasur edhe inxhinierë shumë të zotë shqiptarë siç ishte Sherif Toptani, i cili ka drejtuar punimet derisa u rimëkëmb gjithçka. Në vitin 1948 Zuberi u pushkatua nga regjimi komunist, duke hapur kështu serinë e “armiqve” që u pasuan në vitet më vonë, deri në vitet 75-56, kur u zbulua “grupi armiqësor i naftës” dhe u arrestuan e pushkatuan inxhinerë nga më të zotët.
Nga vitet 1950 prodhimi i naftës u rrit së tepërmi, u ndërtua edhe kantieri i Patosit dhe deri në vitet 1970-1975 u zbuluan mjaft vendburime nafte, tashmë nga shqiptarët. Një ndihmesë të madhe për naftën kanë dhënë edhe specialistët dhe inxhinierët e naftës nga ish-BS, të cilët kontribuan deri në vitin 1961, pas prishjes së marrëdhënieve politike mes dy vendeve.
Përgjithësisht, nafta në Shqipëri është shumë veshtullore, e rëndë dhe me dendësi 0.8 që arrin në disa raste edhe në 1 gr/cm3, me përmbajtje relativisht të lartë të hidrokarbureve ciklike dhe ka përmbajtje të lartë squfuri. Ngrin vetëm në temperaturat – 15 gradë C. Ka fuqi kalorifike 43.6-46.2Mj/kg (10400 – 11000 Kkal/Kg). Rezervat e naftës në vend gjykohet që janë rreth 400 milionë ton, prej këtyre janë nxjerrë rreth 45-50 milionë ton deri tani. Nuk bëhet fjalë për t`u krahasuar me paraçlirimin, sepse janë sasira kolosale të zbuluara nga gjeologë shqiptarë, natyrisht duke përfituar edhe nga përvoja e të huajve. Prodhimi maksimal në vendin tonë është arritur në vitin 1974 prej afërsisht 2 milionë e 100 mijë ton në vit. Atë vit ka pasur një krizë botërore për naftë dhe çmimi i saj është rritur deri në dhjetëfishin e saj. Ky ka qenë prodhimi pik në vendin tonë. Deri në vitin 1990 nuk ka pasur shumë zbulime, sepse nuk ka pasur investime për kërkimet.
Në vitin 1990 prodhimi i naftës shënonte 1 milionë e 100 mijë ton. Tranzicioni bëri që prodhimi i naftës të ulet shumë dhe sot ky prodhim shkon në 300-350 mijë ton. Nevojat e vendit kanë qenë rreth 500 mijë ton, ndërsa sot ato janë shumëfishuar dhe blerjet nga jashtë plotësojnë mbi 90% të nevojave të brendshme për karburante.
Zhvillimi i vrullshëm i nxjerrjes së naftës në vend solli si domosddoshmëri ngritjen e Uzinave të përpunimit të Thellë të Naftës në Cërrik, në Fier e në Ballsh.
Mbas vitit 1990 territori i Shqipërisë (si toka ashtu dhe deti) u nda në blloqe për t’i dhënë më koncension për kërkimin e naftës dhe të gazit. Fillimisht erdhën kompani të mëdha, prestigjioze për kërkimet, si OXI SHELL-I OMË etj. Rezultatet e kërkimeve nga këto kompani nuk ishin pozitive dhe ato mbas punimeve të para u larguan. Një nga arsyet kryesore ishin se ato kanë ardhur më qëllim të kërkimit të vendburimeve me sasira të mëdha naftë, sepse në ato vite dhe çmimi i naftës ishte relativisht shumë i ulët.
***
Aktualisht në zonën naftëmbajtëse punon një kompani e huaj,”Bankers Petroleum”, si për shtresat naftëmbajtëse të zonës së Marinëzës, “suitës marinëza” ashtu dhe për shtresat naftëmbajtëse të “suitës Driza” të rajonit Patos-Marinëz. Metodat të përdorura nga kjo kompani për rritjen e prodhimit, kanë qenë përdorimi i disa pompave thithëse të reja dhe shpërthimeve të fuqishme hidraulike. Duke kërkuar të rrisin prodhimin e naftës më anë të pompave thithëse të reja, por në disa raste gjatë thithjes prishet struktura e shtresës, për shkak se gjatë nxjerrjes se naftës nxirret dhe rërë, po kështu dhe shpërthime të fuqishme hidraulike shkaktojnë fenomene negative në strukturën e shtresës dhe si rrjedhim në shtratimin naftëmbajtës. Kjo kompani, përveç të tjerash, ka aplikuar dhe shpimin e puseve të rinj, biles dhe të puseve horizontale. Prodhimi i raportuar ka oshilacione nga viti në vit ose dhe midis katërmujoreve. Njëherësh kompania ka shkaktuar shumë probleme sociale në fshatrat naftëmbajtës, duke u shkatërruar shtëpitë e gjithë pasurinë. Janë të njohura tashmë protestat e banorëve të Zharrëzës e Marinëz.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38