Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lefter Muça tregon se prej vitesh ka shërbyer si shofer për transportin e nxënësve në Maqellarë të Peshkopisë. Por tani bashkia ka lidhur një kontratë me një tjetër kompani, duke shkelur vendimin e datës 4 Maj 2017 të qeverisë, që këtë proces duhet ta menaxhojë DAR-i rajonal. Ndërsa kontrata e re është lidhur në 16 Gusht 2017.
Këtë problem e pohon edhe drejtori i shkollës në Maqellarë. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare vazhdojnë të shkojnë e të vijnë nga shkolla me Lefterin.
Nënkryetari i Bashkisë Peshkopi, Ilir Vraniqi pranon se kontrata e re nuk është e ligjshme dhe ia kalon problemin Zyrës së Prokurimeve në Bashki dhe DAR-it Peshkopi.
Për dy ditë, që grupi i xhirimit i emisionit “Stop” qëndroi në Peshkopi, kryebashkiaku Muharrem Rama “u zhduk” nga qarkullimi.

“Pasi bëra 2 vite e gjysmë punë dhe pasi bëra kisha bërë disa rrugë me mësues për trajnime në Peshkopi, më paraqitet një shofer dhe më thotë që ti këtë punë duhet ta lesh, pasi unë kam fituar tenderin në Bashki. Komuniteti i prindërve dhe i nxënësve nuk është dakort që fëmijët e tyre t’i çojnë me atë shofer, pasi ai nuk është pjesëtar i fshatit dhe as i komunës që ne jetojmë. Ai vjen nga komuna Mur, me një distancë rreth 60 km dhe fëmijët nuk e njohin. Deri në këtë moment që po flasim këta nxënës transportohen nga unë falas. Ka gati 4 muaj e ca që mua nuk më është dhënë asnjë lekë”.

Ilir Vraniqi, nënkryetari i Bashkisë u shpreh se tenderimi ka nisur më 2 Qershor 2017, ndërsa kontrata është lidhur më 16 Gusht me të vetmin subjekt pjesëmarrës në tender.
Përsa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave, që ia kaluar kompetencën Drejtorisë Arsimore për të zhvilluar tendera për transportin e mësuesve dhe nxënësve, nënkryetari tha se nuk ishte në dijeni dhe ia kaloi problemin Zyrës së Prokurimeve.

Pra, kontrata e lidhur për shërbimin e transportit për nxënësit dhe mësuesit, e cila mban firmën e kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Muharrem Rama, është e jashtëligjshme.
Nxënësit sëbashku me prindërit e tyre shkuan pranë bashkisë për të protestuar, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga peticionet që i kanë drejtuar Drejtorisë Arsimore dhe drejtorisë së shkollës 9–vjeçare.

“Kemi këtë shoferin, Lefter Muça që u ka shërbyer fëmijëve tanë, jo vetëm në kohën që ka hyrë në punë, janë rritur fëmijët me këtë njeri. Ne i kërkojmë bashkisë të paguhet personi dhe të vazhdojë punën derisa të na mbushet mendja ose përndryshe do të nxjerrim fëmijët nga shkolla”, u shpreh një prind.
Ndërsa një tjetër shprehet se shoferi duhet të jetë banor i fshatit, duke thënë: “Është mëse normale që shoferi të jetë prej fshatit. Ka borë, shi, ka çdo gjë, vjen s’vjen shoferi tjetër. Është problemi që ai përshembull i merr në mëngjes, pasdite nuk i sjell!”
Kryeplaku i Maqellarës i kërkoi Bashkisë Peshkopi që të paguajnë Lefterin si shofer, sepse fëmijët nuk do të transportohen nga shoferi që kanë përzgjedhur ata.
Kryetari i bashkisë, Muharrem Rama, pas një investigimi të mëparshëm të emisionit “Stop”, kërkoi që të paralajmërohej për çdo vizitë të saj, në mënyrë që ta mirëpresin.

Por sapo mori vesh për rikthimin e emisionit “Stop” në Peshkopi u “zhduk” për dy ditë.
Dita e parë
Kryetari i Bashkisë – Po prit mo njëherë! Duro, o burrë i dheut, sepse unë i kam punët lëmsh, ti i merr hov muhabetit. A … gjit boj duro, mo njeri!

Lefter Muça – A do takohemi apo do flasim në telefon?
Kryetari i Bashkisë – Po do takohemi, por jo sot se jam në një… Do lëviz, do shkoj deri në Maqellarë.
Dita e dytë
Gazetari – Është kryetari?
Punonjësi i Bashkisë – Jo …

Kjo çështje duhet të ndiqet nga prokuroria, u shpreh Saimir Kodra, pasi kryetari i Bashkisë Peshkopi ka firmosur jashtë kompetencave të tij, duke shkelur një vendim të Këshillit të Ministrave. /tvklan.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38