Flash News

KRYESORE

Telegrami i urimit, kur e njohu zyrtarisht Turqia mbretin Zog

Aurenc Bebja, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me njohjen zyrtare të mbretit Zog nga Turqia.

Turqia njohu mbretërinë e Shqipërisë

Më 27 tetor, Presidenti i Republikës turke i dërgoi një telegram Madhërisë së Tij Mbretit Zog të Shqipërisë, duke i uruar lumturi dhe prosperitet për kombin shqiptar.

Madhëria e Tij i ktheu të njëjtin urim.

I ngarkuari për çështjet diplomatike i Turqisë në Tiranë vizitoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilin e njoftoi se ai ishte udhëzuar nga qeveria e tij për të hyrë në marrëdhënie zyrtare me qeverinë shqiptare. /Darsiani.com

Të fundit