Flash News

KRYESORE

Tension në Kuvend, Albana Vokshi: Gramoz Ruçi të ndërhyjë urgjentisht

Tension në Kuvend, Albana Vokshi: Gramoz Ruçi të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ia ka dalë që të bllokojë mbledhjen e Komisionit të Edukimit ku ishte thirrur për dëgjesë për çështjen e Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Duke qenë se Veliaj nuk pranonte të mbyllte mikrofonin, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka kërkuar disa herë ndërhyrjen e Gardës për ta nxjerrë përjashta. Hezitimi i punonjësve të Gardës ishte i madh, ndonëse ata u përpoqën disa herë të bindnin kryebashkiakun të dilte nga salla.

Pas disa thirrjeve që nuk u morën parasysh nga Garda, Vokshi bëri thirrje publike për ndërhyrjen e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Kërkoj ndërhyrjen urgjente të Gramoz Ruçit. Ruçi duhet të ndërhyrjë sepse Garda është vendosur në shërbim të kryebashkiakut të Tiranës”, tha Vokshi.

Pas kësaj deklaratë, tensioni në sallë u shtua midis deputetëve të opozitës dhe kryebashkiakut Veliaj.

Seanca për teatrin, Erion Veliaj i bën Albana Vokshit atë që nuk ia pranoi Ndrenikës dhe Arbanës

Të fundit