Flash News

KRYESORE

U kanë skaduar kartat e identitetit dhe nuk kryejnë dot veprime, Lleshaj letër bankave

U kanë skaduar kartat e identitetit dhe nuk kryejnë dot veprime,

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dërguar një shkresë zyrtare në drejtim të Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë, duke kërkuar njohjen e kartave të identitetit që kanë skaduar në vitin 2020.

Kjo kërkesë vjen pas ankesës s shumë qytetarëve, të cilët nuk kanë pasur mundësinë të rinovojnë mjetet e identifikimit për shkak të mbylljes së sporteleve ku aplikohet për karta identiteti, si pasojë e pandemisë globale të COVID-19.

“Dua të them me këtë rast që dje i jam drejtuar me një shkresë zyrtare Bankës Qendrore dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë, me kërkesën që këto të njohin si të mirëqena të gjitha kartat e Identitetit, të cilat kanë skaduar në vitin 2020, duke synuar që qytetarët të marrin shërbimet duke përdoruar kartat aktuale, derisa ne të kemi mundësinë për t’i rihapur sportelet dhe për të vijuar prodhimin e kartave të reja identitetit,”– tha Lleshaj.

Të fundit