Flash News

KRYESORE

Veliu paralajmëron shkelësit e masave: Përveç gjobave do ketë ndjekje penale

Veliu paralajmëron shkelësit e masave: Përveç gjobave do

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë qenë në Durrës ku kanë ispektuar masat anti-Covid.

Veliu u shpreh se do të ketë gjobë deri në ndjekje penale për bizneset që shkelin masat për kufizimin e përhapjes së COVID19.

“Policia e Shtetit si pjesë e Task-Forcës anti-covid ka marrë të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të miratuara. Rasti më i freskët ka qenë para dy ditësh, ku nga Drejtoria e Policisë Vendore jo vetëm janë ndëshkuar me masë por edhe janë proceduar penalisht administratorë, të cilët nuk kanë respektuar këto rregulla dhe gjej rastin t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët mbi bazën e një licence kanë përfituar të drejtën për të ushtruar aktivitet një një restorant apo bar të hapur, duhet të marrin të gjitha masat për të respektuar këto protokolle”, tha Veliu.

Të fundit