Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Lasgushi’ po fluturon, por në emër të ‘Turkish Airlines’

Më 15 shkurt, ministrja e Transportit, Belinda Balluku do të deklaronte në ‘ERTV’ se kompania ‘Air Albania’ do të pajisej brenda 10 ditësh me çertifikatën e nevojshme për të kryer fluturimet. Pavarësisht afatit të vendosur nga ministrja, më datë 25 shkurt nuk u njoftua zyrtarisht se ‘Lasgushi’ i ‘Air Albania’ kishte nisur fluturimet, çka ngriti dyshime të forta mbi vërtetësinë e deklaratës së Ballukut.

Por Politiko.al mëson se avioni që mban logon shqiptare i ka nisur fluturimet drejt Stambollit më 25 shkurt, jo në emër të ‘Air Albania’, por në atë të ‘Turkish Airlines’. Fotot dhe videot që do i gjeni të bashkëngjitura në fund të artikullit janë bërë gjatë udhëtimeve të fundit të ‘Lasgushit’.

Aktualisht ‘Turkish Arilines’ po kryen me ‘Lasgushin’ dy udhëtime brenda ditës në linjën Tiranë-Stamboll. Fluturimet me avionin që mban logon shqiptare, i llojit ‘Airbus A319’ dhe me targë ‘TC-JLR’, konfirmohen edhe në faqet e shumta në internet që merren me gjurmimet e avionëve.

Sikur të përfaqësonte një provincë turke, flamuri shqiptar po fluturon në qiejt e Ballkanit në emër të kompanisë ‘Turkish Airlines’ dhe jo në atë të ‘Air Albania’.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ballaku nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për arsyet se përse kompania shqiptare nuk po nis fluturimet, edhe pse në fillim të shtatorit të 2018-ës u kryen disa udhëtime me taksat e shqiptarëve për të çuar drejt Stambollit, falas, grupe gazetarësh, pensionistësh dhe studentësh.

[video width="640" height="420" m4v="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/Untitled.m4v"][/video]

*Foto e 'Lasgushit' në Aeroportin e Tiranës

*Në foto janë udhëtimet e 'Turkish Airlines' në linjën Stamboll-Tiranë. Nga 25 shkurti, në fluturim ngrihet avioni 'Airbus 319' me targë 'TC-JLR', që mban logon e flamurit shqiptar.

Të fundit