Flash News

KRYESORE

Video/ Përplasja në Dibër, Shahini përfaqësueses së DAR: Në cilin univers protestojnë punonjësit?

Video/ Përplasja në Dibër, Shahini përfaqësueses

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zhvilluar një vizitë në Peshkopi, ku ka inspektuar shkollat e këtij qyteti. Por gjatë inspektimit, Shahini është përballur me kritikat e Margarita Markja, aktualisht punonjëse e Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, e cila më parë ka qenë Drejtoreshë e DAR Dibër.

Markja ka kërkuar nga ministrja Shahini që të tërhiqet nga plani për të bashkuar dy gjimnazet e Peshkopisë në një të vetëm, pasi kjo do t’i hapte rrugë mbylljes edhe të gjimnazeve të tjera në Dibër.

“Të flasë si dibrane, si nënë dibrane, si nënë e fëmijëve që janë shkolluar në këtë shkollë dhe shkollat e tjera të Dibrës. Jam këtu për të protestuar për bashkimin e gjimnazeve, nga dy në një. Nuk e lejoj askënd në botë të mbyllë një gjimnaz në Peshkopi”, u shpreh Markja duke ngritur pyetjen nëse mbyllja e shkollave është kthyer në mision të Ministrisë së Arsimit.

Shahini nuk e ka pritur aspak mirë protestën e përfaqësueses së DAR dhe e habitur u shpreh se në cilin univers protestojnë punonjësit e Ministrisë.

“Unë nuk e di ku, në cilin univers proteston punonjësi që është pjesë e Ministrisë”, u shpreh Shahini dhe më pas u largua duke mos vijuar bisedën me Markjan.

Ministria e Arsimit planifikon të bashkojë gjimnazet “Said Najdeni” 1 me “Said Najdeni” 2, në të njëjtën godinë. Secili prej gjimnazeve ka nga 550 nxënës, por mësuesit dhe prindërit shprehin shqetësim se ky bashkim do të shkaktonte mbipopullim në klasa.

Godinën në fjalë ka tentuar disa herë bashkia Dibër që ta përdorë për zyra të saj, por kanë qenë protestat e nxënësve që e kanë penguar.

Të fundit