Flash News

KRYESORE

Auron Tare boton ministudimin: Martin Camaj ka qenë agjent i UDB-së jugosllave

Auron Tare boton ministudimin: Martin Camaj ka qenë agjent i UDB-së

Auron Tare ka botuar një hulumtim prej 37 faqesh në blogun Piezazhe të fjalës që drejtohet nga Ardian Vehbiu ku, me anë dokumentesh dhe referencash të ndryshme pretendon se dy intelektualët e shquar të mërgatës shqiptare, njëri në Itali e tjetri në Gjermani, kanë bashkëpunuar me sherbimet e huaja te inteligjences. Studimi i Tares është shoqëruar edhe me një hyrje të Vehbiut, ku bëhet një ‘zbërthim kontekstual’ i gjetjes duke i mëshuar faktit se Koliqi e Camaj nuk janë gjithsesi ‘bashkëpunëtorë kriminalë’, pra të papërfshirë në veprimtari anti-shqiptare, por më shumë aktivistë të një subversioni kulturor dhe informativ.

Tare ka hulumtuar në arkiva të shërbimeve të huaja inteligjente përfshirë CIA, por një varg i madh referencash merren nga dosjet e Sigurimit të Shtetit. Minis-studimi i Tares, me siguri do të pritet në dy mënyra: me gëzim nga ideologët kulturorë dhe politikë të së majtës, të cilët do shohin më tej ‘të deklasuar’ veprimtarë të ‘reaksionit’, të cilët edhe para këtij ‘zbulimi’ shiheshin si ‘kolaboracionistë’ (sidomos Koliqi), dhe me hidhërim nga counterparts-at e tyre në të djathtë. Ajo që vlen është që përfundimet të arrihen mbi një strukturë dhe aparat shkencor dhe jo mbi anshmëri dhe inate ideologjike dhe partiake.

Këtu linku ku gjendet studimi i plotë në pdf i Auron Tares.

Të fundit